Lidhu me ne

Gatime

Ja 10 ushqimet që ju japin energji

arraDietologë britanikë kanë përpiluar një listë me dhjetë ushqime, të cilat duhet të jenë patjetër pjesë e tryezës tuaj, në mënyrë që të merrni energji trupore.

 

 

 

Edhe pse jemi akoma në pranverë, me ardhjen e verës dhe ditëve me diell, trupi ynë jo gjithmonë përgjigjet në maksimumin e mundshëm. Madje shumë herë shfaq debulesë, gjendje të fikëti, dembelizëm, pafuqi dhe lodhje, çka vë në “provë “ trupin tonë përballë ndryshimit të sezonit dhe rritjes së temperaturave. Mirëpo e gjithë situata mund të jetë e menaxhueshme nëse “bateritë” tona karikohen në mënyrën e duhur, kjo do të thotë një ushqyerje e shëndetshme me produkte natyrale, që furnizojnë trupin me energji, mbi të gjitha me ushqime që furnizojnë trupin tonë dhe jo ato që ngarkojnë dhe lodhin metabolizmin. Dietologë britanikë kanë përpiluar një listë me dhjetë ushqime, të cilat duhet të jenë patjetër pjesë e tryezës tuaj, në mënyrë që të merrni energji trupore.

Salmoni

Falë pranisë së omega 3 dhe vitaminave të grupit B, salmoni kryen funksion të trefishtë si “përforcues energjetik”, lubrifikon trurin (duke përmirësuar funksionin konjektiv) dhe burim i humorit të mirë. Shto këtu faktin që është një anti-inflamator natyral, çka e bën zgjedhjen më të përkryer pas aktivitetit fizik, veçanërisht nëse salmonin e shoqëroni me oriz dhe spinaq, një mënyrë shumë e mirë për të shfrytëzuar të gjitha cilësitë e mira shëndetësore që jep.

Spinaqi

Hekuri, magnezi, potasiumi gjenden në nivel të lartë te spinaqi, një perim që ka rol thelbësor në prodhimin e energjisë në nivel qelizash, pa llogaritur këtu faktin që magnezi luan gjithashtu rolin e qetësuesit, të cilat mund të lehtësojnë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, ruajtjen e niveleve të energjisë gjatë gjithë ditës, si dhe lehtësimin e kontraktimet e muskujve dhe dhimbje të syve.

Kërpudhë

Kërpudhat janë të pasura me hekur, ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të “luftuar” lodhjen. Gjithashtu kërpudhat ndihmojnë në prodhimin e oksigjenit, duke lehtësuar kalimin përmes organizmit. Sipas dietologëve, konsumimi i kërpudhave në sallata të ndryshme ndihmon jo vetëm për të përmirësuar raportin energjetik, por kontribuon edhe në rritjen e nivelit të vitaminave D dhe B12, që stimulojnë prodhimin e energjisë së qelizave.

Arrat dhe frutat e thata

Kombinimi i yndyrave të mira, fibrave dhe proteinave iu garanton frutave të thata një indeks të ulët të glicemisë, duke i bërë ato një ushqim ideal për të garantuar nivel të njëjtë energjetik. Dietologët shpjegojnë se konsumimi i frutave të thata ofrojnë një gamë të gjerë të vitaminave B, janë të pasura me hekur, zink, kalium dhe magnez, për të mos përmendur selen, mangan dhe bakër, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Më të këshilluara janë arrat dhe bajamet.

Vezët bio

Veçanërisht vezët bio, të tilla konsiderohen vezët e pulave të fshatit, përmbajnë nivel të lartë të të gjitha aminoacideve për të mbajtur organizimin në formë perfektë, rrit rezistencën muskulore, në të njëjtën kohë mban nën kontroll oreksin. Përveç energjisë që veza i jep trupit, proteina e cila gjendet në të, është themelore për ndërtimin dhe riparimin (korrigjimin) e indeve të dëmtuara, si dhe në mbajtjen e trupit të fortë dhe të shëndetshëm. Muskujt, organet, lëkura, flokët, madje dhe antitrupat, enzimat, hormone janë të gjitha të përbëra nga proteinat. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e infeksioneve, mbajtjen e ekuilibrit të lëngjeve, si dhe ruajtjen e metabolizmit.

Mjalti

Përdorur që në kohët e lashta si burim energjie, mjalti është i pasur me karbohidrate, burim kryesor energjie për organizmin, si dhe për të mbajtur nivel të njëjtë të glikogjenit, duke ndihmuar kështu në parandalimin e lodhjes muskulore. Sipas dietologëve, nuk ka asgjë më të mirë se sa një lugë çaji mjaltë, konsumuar me ujë apo qumësht herët në mëngjes apo në mesditë, për të marrë kështu një burim energjie.

Patatet e ëmbla

Patatja e ëmbël përmban potasium, vitaminë C, karbohidrate, shumë e mirë për të neutralizuar diabetin, ndihmuar kockat dhe hidratuar lëkurën. Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse, në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur, që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë, për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë. Patatet të japin ndjesinë e ngopjes, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll të urisë dhe humbjes së peshës. Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks, ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet bëjnë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

Rrënjët e rrepës së bardhë

Njihet si rrepa e bardhë peruane, pasi rritet në malet e Perusë, në treg gjendet vetëm në formë pluhuri. Nga kjo bimë, përdorim të gjerë kanë rrënjët e rrepës së bardhë, ku pas Amerikës, përdoret edhe në Europë. Sipas dietologëve, konsumimi i një luge nga pluhuri i rrënjës së rrepës së bardhë në një lëng frutash, furnizon trupin tuaj me vitaminë C, hekur dhe magnez, pa ndikuar në gjëndrat mbiveshkore, të cilat prodhojnë kortizolin dhe adrenalinën, sikurse bën në fakt një filxhan kafeje.

Farat e lulediellit dhe kungullit

Na ndodh t’i konsumojmë shpesh por realisht ja vlejnë, pasi farat e lulediellit dhe ato të kungullit janë të pasura me minerale, fibra dhe acide thelbësore, si dhe proteina. Farat e kungullit janë shumë të pasura me magnez, gjithashtu janë një burim i pasur i zinkut, i cili ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, që zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale, siç është gripi dhe ftohja. Farat e kungullit janë shumë të mira për shëndetin e zemrës, si dhe zvogëlojnë lodhjen kronike e depresionin.

Banane dhe gjalpë bajamesh

“Një banane dhe një fetë bukë me gjalpë bajamesh është ndër ushqimet më të mira, pasi në të njëjtën kohë merrni vitaminën B dhe proteinat e gjalpit të bajameve, duke favorizuar kështu furnizim energjie, teksa merrni edhe potasium, si dhe shumë elemente të tjera që ndihmojnë në kryerjen e aktivitetit fizik. Konsumimi i këtyre dy produkteve, furnizon trupin me elemente natyrale që ndihmojnë në forcimin e sistemit nervor, humbjen e peshës dhe kontribuon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, falë kontributit të vitaminës B6.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix3 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix3 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix3 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix3 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar3 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook