Lidhu me ne

Aktualitet

 Një sugjerim kam për PD-në

Emisioni “Studio e hapur” i gazetares Eni Vasili mbrëmjen e sotem në ekranin e ‘News24’ po përpiqet t’u japë përgjigje dhjetëra pyetjeve për situatën politike dhe akuzat e palëve për drejtësinë dhe zgjedhjet.

studio-e-hapur-2-e1488315091806Pas një nisje jo si zakonisht të emisionit, ku një prej të ftuarve të Vasilit, ishte dhe gazetari Artan Hoxha, i cili mbante në duar fara kanabisi, u trajtuan dy prej problemeve më të mprehta në vend; droga dhe protesta e opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira në vend dhe kundër qeverisjes.

Gjatë fjalës së tij analisti Lorenc Vangjeli tha se pas aksionit të suksesshëm në Lazarat, Policia e Shtetit e hoqi vëmendjen nga kanabisi në vend.

“Një nga gjërat që zbuluan shqiptarët këto 25 vite, ishte dhe kanabisi. Shkak dhe pasojë në Shqipëri është politika. Maxhoranca e sotme tentoi të luftonte kundër kanabisit, si në Lazarat. Situata doli jashtë kontrollit, pasi kishte të bënte me vetëkënaqësinë e policisë dhe strukturave të saj. U la pas dore kjo histori. Vjet dhe sivjet kemi parë figurën e policit jo me armë, por me kosë. Këtu janë të gjithë bashkëfajtor. Basha bën pjesë në një parti që e ka toleruar në 8 vitet kanabisin. Në fillim të qeverisjes së majtë, para se të ndërhynte në Lazarat, alarmi që dha partia e Bashës, bëri që të niste aksioni. Por kjo nuk rezultoi shumë e saktë. Sa kohë thuhet se Edi Rama është kryebaron i drogës, do të thotë se ke vrarë të vërtetën. Ne sot fakt real kemi se Shqipëria përndiqet nga ky fakt.”, tha ai.

Ndërkohë, gazetari Arian Çani u ndal tek protesta e opozitës dhe thirrjet e kësaj të fundit për ‘luftë’. Çani i perifrazoi thirrjet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha jo si thirrje lufte, por si poezi. Nga ana tjetër ai sugjeroi që në protestë mund të mungonte dhe fjalimi politik, pasi sipas tij një qeveri rrëzohet dhe nga heshtja popullore.

“Unë jam paqësor dhe nuk jam për gjuhën e dhunës. Fjalët nuk janë tabu, dhe nuk duhet të fshihen. S’dua të paragjykoj fare Bashën, mundohem ta mirëkuptoj. Pasi u bë dita e 11 sot. Duke qenë se ai është non-stop atje, do ta mirëkuptoja. Varet nga rrethanat. Kur ai thotë ‘luftë’ jo ‘luftë’ me armë. Ka dhe një poezi brenda kësaj fjale. Kur thotë ‘qëlloni’ me grusht, nuk është ‘luftë’ Nuk e kam paragjykuar opozitën. E drejtë apo e padrejtë, është e ligësi që ta sulmosh opoziten. Cilado qoftë ajo. Ata që e anatemojnë opozitën për mua janë disa naivë. Mua ajo që më shqetëson në këtë histori në fakt nuk është gjuha e dhunshme, por nuk shoh një lloj masiviteti. S’ka nevojë për të mbajtur fjalime. Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet dhe me heshtje. Jemi në një beteje palësh. Populli është akoma në shtëpi duke fjetur. Siç thotë qeveria se ‘në emër të popullit bëni vettingun’ unë popullin nuk po e shoh.”, theksoi Çani.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar12 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix16 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix16 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix16 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske17 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore17 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook