Lidhu me ne

Radar

Miqësitë e vjetra të Hollivudit


leonardo

Mendohet shpesh se miqësitë janë pothuajse të pamundura në Hollivud. Aktorët dhe këngëtarët kanë një gjë të përbashkët: ata janë të gjithë personalitete krijuese dhe gjithmonë në luftë të pafund për popullaritet.
Megjithatë, ka disa miqësi që i kanë rezituar kohëve dhe rregullave të hekurta të Hollivudit, kanë kaluar testin e kohës dhe karakterizohen nga përkushtimi i vërtetë dhe sinqeriteti.

 

Justin Timberlake dhe Ryan Gosling

timberlake

Këto dy djemtë e bukur të Hollivudit janë shokë me njohur njëri-tjetrin për më shumë se 20 vjet. Aktorët u takuan në televizion, në një shfaqje popullore të Mickey Mouse Club, gjatë fillimit të viteve 1990. Gosling jetonte me Timberlake dhe familjen e tij për shkak të disa problemeve me shtetësinë.

Liv Tyler dhe Kate Hudson

liv tyler
Kate dhe Liv janë njohur që në fëmijëri, falë prindërve të tyre të famshëm. U bënë mikesha të ngushta gjatë xhirimeve të filmit “Doktor T dhe gratë” në vitin 2000. Liv Tyler është kumbara e fëmijës së parë të Kate.

Cara Delevingne dhe Rihanna

cara
Diva e popit, Rihanna dhe supermodelja Cara Delevingne janë bërë mikesha pak vite më parë. Vajzat pëlqejnë të kalojnë kohë së bashku nëpër party, evente sociale dhe shfaqje mode. Për shkak të moshës dhe përvojës, Rihanna është lloj mentoreje karriere për Cara-n dhe është gjithmonë përkrah saj në momentet më vendimtare.
Leonardo DiCaprio dhe Tobey Maguire

leonardo
Tobey dhe Leo janë takuar 25 vjet më parë, gjatë një audicioni. “Pasi kam takuar Tobey-n në një provë, u ndjeva sikur e kisha kërkuar prej kohësh. Ai kërceu nga makina ime në mes të skenës dhe unë i kërkova numrin e telefonit”, kujton Leo takimin e tyre të parë.

Keira Knightley and Sienna Miller

keira
Këtp dy yje u takuan në xhirimet e filmit “The Edge of Love” dhe që atëherë miqësia e tyre ka shkuar përtej kufijve profesionalë. Mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku në kafe ose për shopping. Së fundmi Siena ka treguar se Keira është ikona e saj e bukurisë, madje e cilësoi shoqen e saj si “gruan më të bukur në botë”.

Mel Gibson dhe Robert Downey Jr.

mel gibson
Siç ndodh shpesh, edhe këta aktorë janë takuar gjatë xhirimit të filmit “Air America” në vitin 1990 dhe miqësia ishte e përnjëhershme në jetën reale. Downey e kam bështetur Mel Gibson në procedurat e skandaloze të divorcit dhe Gibson e ka ndihmuar Robert-in të shërohet nga varësia e drogës dhe alkoolit.
Kim Kardashian dhe Nicole Richie

kim
Kim dhe Nicole përfaqësojnë brezin e të rinjve të artë të Hollivudit. Nicole është e bija e këngëtares legjendare Lionel Richie, kurse Kim është një yll i reality showt. Ato u bënë mikesha në moshën 12-vjeçare që atëherë nuk janë ndarë më, pavarësisht se flitet herë pas here për grindje mes tyre.

Sandra Bullock dhe Ryan Reynolds

sandra
Pavarësisht se fansat e këtyre dy aktorëve shpresuan se pas filmit “The Proposal (2009) Sandra dhe Ryan do të lidheshin bashkë, ata njoftuan se në fakt janë thjeshtë miq të mirë. Sandra është shpesh e pranishme në premierat e filmave të Ryan-it për të mbështetur shokun e saj të dashur.

Jennifer Aniston dhe Courteney Cox

jennifer
Miqësia e Jen dhe Courtney është një nga më të fortat dhe më të sinqertat në Hollywood. Aktoret u takuan në serialin më të ndjekur “Frinds”, në vitin 1994 dhe u bënë mikesha të mira. Megjithëse aktoret kanë kaluar shumë vështirësi (Cox u divorcua nga David Arquette dhe Aniston nga Brad Pitt), ato e kanë mbështetur dhe inkurajuar njëra-tjetrën gjithmonë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook