Lidhu me ne

Kryesore

Gruaja e parë me doktoraturë në Filozofi ka qenë shqiptare

Elena Lucrezzia Peshkopia është e para grua shqiptare në botë, që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi. Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një nga universitetet më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj. Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson”, në kolegjin Vassar të Nju Jorkut, SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646. Ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi). Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë, më 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të. Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët.

Elena-Lucrezia-Peshkopia

Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë, por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte dizenjuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenës dhe Londrës. Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejt Perëndimit, si pasojë e pushtimit osman.

dora-distria

Elena, e talentuar edhe në muzikë, vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi, duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës. Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës më 25 qershor 1678, para profesorëve të Filozofisë dhe Logjikës, Mjekë- sisë dhe Teologjisë. Ajo u bë lektore në Matematikë në Universitetin e Padovës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër. Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi, më 26 korrik të vitit 1684, në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeçe. Ajo prehet në kishën e “Shën Lukës” në Padova të Italisë./Panorma.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore16 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar16 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix16 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar17 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar17 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook