ndryshe nga sa pritej, Elvis Rroshi nuk është paraqitur përpara trupit gjykues në seancën e parashikuar sot në Gjykatën Kushtetuese dhe as avokati i tij Sallaku, i cili ka kërkuar shtyrjen e seancës. Në pretendimin e tij, ai shprehet për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore.
Pas mbledhjes për të gjykuar kërkesën për shtyrjen e seancës, trupi gjykues vendosi që seanca e rradhës të mbahet më 7 mars, ora 12:00. Mësohet se në Kushtetuese janë paraqitur palët nga Qeveria, Parlamenti, KQZ dhe Prokuroria.
Elvis Rroshi ka ngritur pretendimet e tij për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin, si dhe shfquzimin e vendimit të KQZ-së. Një kalvar i gjatë situatash ka karakterizuar Rroshin dhe postin e tij si kryebashkiak të Kavajës që pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu