Lidhu me ne

Gatime

Si ta dalloni mjaltin origjinal nga ai jo – origjinal?

Si ta zbuloni mjaltin e manipuluar

Cilat janë praktikat falsifikuese më të njohura në botë për sa i përket mjaltit? Mjalti është një substancë natyrale e prodhuar vetëm nga bletët dhe asgjë tjetër.

Nuk duhet të ketë asnjë përbërës të shtuar si sheqer, përbëres ushqimorë, aromatizues, përveç mjaltit vetë.

Mjalti mund të përzihet me shumë substanca si ujë apo sheqer, por sheqeri është më i përdoruri. Efektiviteti në vlerësimin e pranisë së shurupit në kavanozat e mjaltit mbetet çështje komplekse pavarësisht metodave të avancuara të analizimit. Skandale të shumta kanë ndodhur me mjaltin nga Kina, tregtarët e të cilës kanë arritur metoda tejet të sofistikuara për falsifikimin e mjaltit. Mjalti mund të modifikohet lehtësisht duke i shtuar ëmbëlsues industrialë të lirë siç është shurupi i misrit ose shurupë të misrit me shumë fruktozë.

Sipas burimeve të AgroWeb.org dhe të dhënave të Autoriteteve Evropiane të Kontrollit të Cilësisë, kompanitë kineze zbarkojnë konteinerët e mjaltit falso tek bashkëpunëtorët e tyre sidomos në vendet e Evropës Lindore, nga ku më pas paketohet në kavanozë qelqi me emra të ndryshëm dhe ngarkesat marrin rrugën e tregut.

Zbulimi i falsifikimeve të tilla është i vështirë pasi zëvendësuesit janë më së shumti komponentë natyralë të mjaltit dhe karakteristika e mjaltit të pakompromentuar me atë të modifikuar nuk tregojnë ndryshime të mëdha.

Në mungesë të një metode të vetme të aftë për të zbuluar të gjitha llojet e sheqereve shtues, kontrollet bazohen në analiza të shumë komponentëve duke përfshirë ekzaminime mikroskopike, matje të parametrave fiziko-kimike, përcaktimin e përmbajtjes së sheqerit me anë të kromatografisë dhe zbulimin e prezencës së përbërësve të jashtëm nëpërmjet analizave racionale izotopike.

Këto metoda janë zbatuar nga Bashkimi Europian, por asnjë nga këto analiza nuk mundësohet në Shqipëri. A shkakton ushqyerja e bletëve me shurup, falsifikim të mjaltit?

Sipas informacioneve të AgroWeb.org të mbledhura nga kontakte me bletërritës shqiptarë, ushqyerja e bletëve me shurup sheqeri mund të jetë e nevojshme në periudha të caktuara, por të shkurtra të vitit.

Kjo shpesh herë përkon me heqjen e një kulture të mjaltit me qëllim që bletët të ushqehen mjaftueshëm përgjatë dimrit. Në disa raste mund të jetë emergjente, kur nuk kanë rezerva ushqimore mjaftueshëm.

Në vendet e zhvilluara, ushqimi i bletëve me shurup sheqeri në periudhat e vitit kur nuk ka lulëzim lulesh dhe bimësie, është zgjidhur duke aplikuar mbjellje të luleve të cilat lulëzojnë në periudha të ndryshme të vitit dhe përzgjedhja e tyre garanton lulëzim gjatë gjithë periudhës.

Ndonjëherë bletërritësit përdorin gjithashtu “ushqyerje të stimuluar” për të shtyrë fuqizimin e popullatave të bletëve kur bletët konsumojnë shpejt rezervat ushqimore. Gjithsesi ushqyerja intensive e bletëve me shurup sheqeri përgjatë periudhës së lulëzimit të nektarit do të konfliktonte marrëdhënien me mjaltin e vërtetë dhe cilësinë e produktit përfundimtar. Si me gjithçka që ju ëmbëlson, është e lehtë ta teprosh.

Pavarësisht se ju shijon, cdo gjë duhet konsumuar me sasi të caktuara. Konsumi i tepruar i mjaltit mund të përbëjë problem për shëndetin tuaj sidomos nëse keni prirje të vuani nga diabeti. Kujdes! Nëse është i falsifikuar akoma edhe më keq./AgroWeb/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook