Lidhu me ne

Aktualitet

“Pak burg kam bërë” ;) / Kërkon mandatin

download

Kastriot Piroli, kandidati i fundit në listën e socialistëve të Lezhës, pretendon se i takon atij të marrë mandatin që Prenga dorëzoi fundjavën e shkuar.

 “Unë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres. Deri më tani nuk më ka kontaktuar as KQZ. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë. Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove”,-tha Kastriot Piroli .

Edhe Piroli rrezikon të mos e marrë mandatin. Ai është gjykuar dhe dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje. Rasti i tij është apeluar dhe me vendim përfundimtar ai është shpallur i fajshëm dhe është lënë në shërbim prove për 12 muaj, por nuk dihet se si do ta interpretojë KQZ dhe Prokuroria këtë çështje.

Nëse Piroli nuk e merr mandatin, atëherë, bazuar në Kodin Zgjedhor, mandati i kalon partisë më të madhe aleate. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi.

Në një kohë që kishte nisur ‘lufta’ mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatij e tij, Armando Prenga i paraqet dorëheqjen Kuvendit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix17 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske18 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore18 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook