Lidhu me ne

Aktualitet

Ezaurohet lista e PS në Lezhë

Armando Prenga ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe letrën e dorëheqjes ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit Ilir Meta në 25 shkurt. Pak ditë më parë, Prokuroria i rider goli KQZ kërkesën për të ndërprerë mandatin e deputetit, pasi ky i fundit sipas organit të akuzës nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotesimin e të dhenave, duke mos deklaruar, më së pari, një denim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentet penalë në Itali.
Në letrën e tij Prenga nuk shpjegon arsyet pse nuk deklaroi në formular dënimin me gjobë nga Gjykata e Kurbinit, por thotë se ka nevojë të qetësohet nga kjo histori.
“Dëshiroj t’ju informoj ju zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, sic është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar. Së fundmi i konsideroj të padrejta dhe shpifje, të ulëta, akuzat politike të opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre”-shkruan Prenga në letrën drejtuar Ilir Metës.
Vendimi në fakt duhet ti takonte KQZ-së, por anëtarët e mazhorancës nuk ishin të bindur për faktet e Prokurotisë. Në mbledhjen e sotme dhe në skadim të afateve për këtë çështje, shumica në KQZ u çlirua nga kjo barrë.Partia Demokratike u largua nga kjo mbledhje, pasi përfaqësuesit e partive politike nuk u lejuan të flisnin për dekriminalizimin dhe konkretisht për rastin e Armando Prengës. Me largimin e Armando në qarkun e Lezhës si rregull mandatin duhet ta merrte Kastriot Piroli.
Por as Piroli nuk mund ta marrë dot. Kjo pasi ai, i cili pason listën e 7 kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 2013-ës, rezulton të ketë probleme me drejtësinë. Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi, kandidatja femër e LSI-së, raporton Panorama.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix17 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske18 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore18 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook