Lidhu me ne

Kryesore

Sulmi ndaj Spahiut, Flavio Qarri: Kam një alamet fotoje me Ramën, a më bën kjo Rilindas?!

Kryetari i të rinjve të Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri, sqaron mediat për incidentin që i ndodhi kryetarit Kreshnik Spahiu, i cili u godit sot me grushta pranë Kryeministrisë.

Sipas Qarrit, sherri nuk ka ndodhur në çadrën ku po zhvillohet protesta e opozitës, por jashtë saj.

“Sqarim per koleget e medias; Nuk ka pasur sherr ne cader! Atentatori erdhi nga jashte, iu afrua Kreshnik Spahiut dhe e goditi. U rrah nga protestuesit ne cader deri sa arriti te fshihej te policet.”, reagon Qarri.

Përveç sqarimit, Qarri bën edhe një koment përsa i përket fotos, që agresori Flamur Pirraci kishte publikuar në Facebook me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“ Sa per foton me Berishen, edhe une kam nje alamet fotoje me Ramen, a me ben kjo ‘rilindas’?”, shkruan Qarri.

Mbrëmjen e sotme, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu, u godit me grushta nga një pjesëmarrës i protestës.

Në një deklaratë për mediat Spahiu tregon se si një nga agresorët iu afrua në vesh dhe i tha: “Po e shave mo Ramën je i vramë”. Ky person tregon Spahiu, fliste me dialekt verior. Agresori u arrestua më pas nga policia. Në llogarinë e tij në Facebook, Pirraci kishte publikuar edhe fotografi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Për këtë arsye mendohet se ai është një fans i tij.

“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, tha Spahiu. (D.D/Shuplaka)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Berisha: Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden! Kryeministrin e ka kapur tmerri i dy dosjeve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministrin Rama e ka kapur tmerri i dy dosjeve, dosjes McGonigal dhe...

Mix6 orë më herët

“Jam pishman që s’bëra më shumë fëmijë”, Eni Çobani ndan pengun e jetës

Mëmësia ka qenë detyra më e bukur për Eni Çobanin. Ajo e ka ndarë disa herë marrëdhënien e ngushtë me...

Kritike6 orë më herët

Hoxhallarët injorantë dhe importimi i errësirës

Nga Baton Haxhiu Kur u nisa, e paragjykova. Nuk e dija që Fairmont Hotel në Mekë ishte kaq madhështor dhe...

Radar6 orë më herët

Akuzat për vilë në Gji të Lalzit, Flamur Noka: E kam falur Gaz Bardhin

Përveç betejes me Lulzim Bashën, një nga përplasjet më të forta të Flamur Nokës ka qenë ajo me Gazment Bardhin,...

Radar6 orë më herët

Gjunkshi braktis Bashën dhe garon për PD-në në Dibër

Ish-prokurori Ndoja në primaret e Berishës, Gjunkshi braktis Bashën dhe garon për PD-në në Dibër Kryesia e PD ka miratuar...

Mix6 orë më herët

Gatimet e preferuara të Kate Middleton!

Kate Middleton është padyshim një nga ikonat më të admiruara të elegancës dhe stilit në nivel ndërkombëtar. Por pas imazhit...

Mix6 orë më herët

Eni Çobani surprizohet nga letra e dashurisë së bashkëshortit, flet për herë të parë për të

Ishte janari i vitit 1998 kur Eni Çobani kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me bashkëshortin, Avenirin. Siç kujton ajo...

Sport7 orë më herët

Ja cilat janë gazetat sportive më të mira për lajmet e fundit të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë

Cilat janë gazetat dhe portalet më të mira sportive në Shqipëri dhe në Kosovë Më poshtë është një listë me...

Radar7 orë më herët

Deputetja e Kosovës Duda Balje: Nuk do e pranoja kurrë fëmijën tim nëse do ishte pjesë e LGBT

Deputetja e njohur boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka bërë disa deklarata të forta në intervistën e saj...

Mix7 orë më herët

Si të parandalohet rënia dhe dobësimi i flokut

 Hollimi i flokëve është i zakonshëm dhe mund të shkaktohet nga hormonet, gjenetika, plakja, infeksionet, mjekimet, sëmundjet autoimune etj. Trajtimet...

Facebook