Lidhu me ne

Aktualitet

Qeveri teknike me Tahirin kryeministër?

Ja personi i tretë që ishte në darkën e Edi Ramës me Ilir Metën

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka zbuluar sot ne studion e “Zone e Lire” edhe se cili ishte personi i trete në darken në Kryeministri me Edi Ramën.

rama-meta

“Që në fillim të takimit ishte sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. S’ka pasur njeri tjetër”, tha Meta

Qeveri teknike me Tahirin kryeministër? Meta qesh dhe thotë se është…

Kreu i LSI-së Ilir Meta i ka dhene pergjigje thashethemeve qe po qarkullojne keto dite se mes tij, pas darkes ne kryeminstri me Ramen, do te kete nje takim mes tij dhe liderit te opozites Lulzim Basha.

meta ne zone e lire

Cani: Gojët e liga thonë se së shpejti pritet të ketë një darkë mes teje dhe Lul Bashës.

Meta: Zoti Basha ka qenë gjithmonë i mirëpritur nga unë si kreu i Kuvendit dhe ai ka ardhur dhe unë e kam ftuar para reformës në drejtësi.

Cani: Nuk është tabu apo jo?

Meta: Po nuk është tabu se ne jemi takuar, në cdo situatë si mund të them unë nuk e takoj, jo vetëm me kreun e opozitës por edhe me kreun e cdo partie opozitare që nuk është në parlament

Cani: A te ka thene Rama se jeta është e shkurtër, bëhu president dhe rehatohemi në 4 vitet e ardhshme s’ke pse kalon ditën me mua dhe natën te cadra e Lulit

Meta: S’e kemi diskutuar këtë dhe nuk e dinte njeri sa doktori të ishte aq kategorik dhe ta cilësonte atë si darka e fundit, ajo është marrë vesh ditën tjetër. Rëndësi ka të mos jetë darka e gabuar apo jo?

Cani: Kjo do merret vesh shumë shpejt… A i ke kerkuar Rames më jep kokën e Sajmes dhe e mbyllim me kaq?

Meta: Absolutisht

Cani: Rama të ka propozuar një tjetër alternative të kaloni në qeveri teknike me kryeministër Saimir Tahirin?

Meta: (qesh si ne foto) Kjo qenka gojë e ligë, tamam e Fahriut.

sdgfthyuj

Cani: A i ke thene Rames japim dorëheqjen që të dy dhe futemi së bashku në zgjedhje dhe e kemi të sigurt fitoren, sa qëndron ky skenar?

Meta: S’e kemi diskutuar një gjë të tillë.

Cani: A te ka thene Rama se për aq kohë sa të ketë ambasadorin Lu pas vetes do i bindi disa deputetë të opozitës të votojnë vetingun për interesat e kombit?

Meta: S’është e vërtetë.

Cani: A je për qeveri teknike?

Meta: E rendesishme eshte qe opozita të vijë në parlament, të vazhdojë axenda dhe dialgou bshke me OSBE ODIHR dhe partneret e tjere nderkombetare për të zgjidhur disa nga cështjet që janë të mundshme për t’u zgjidhur për zgjedhjet e 18 qershorit.

Cani: Ti refuzon cdo lloj forme te nje qeverie tjeter qe do conte vendin ne zgjedhje?

Meta: Ajo që për mua është e papranueshme është rruga e ultimatumit. Cdo gjë që është e mundur për t’u realizuar, do diskutohet, duhet realizohet.

Duhet te bejme gjithcka për të mos sakrifkuar zgjedhjet e 18 qershorit se jane shume te rendesishme. Pa arritur standaret më të larta në këto zgjehdje ne sdo mundemi të hapim negociatat, si dhe realizimi i vetingut eshte dhe kusht tjeter do kemi dhe probleme me legjitimitetin e institucioneve…

Ushqimi në darkën me Ramën kishte helm? Flet Ilir Meta

Në intervistën e quajtur “Darka e fundit?”, në Zonë e Lirë, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dhene disa detaje per darken me kryeministrin Edi Rama pak dite me pare ne Kryeministri, pak metra larg cadres se protestes se opozites.

meta ne zone e lire

Cani: Ti nuk hëngre asgjë në darkën e përgatitur nga Rama se mbi tavolinë sundonte një hije e fortë dyshimi dhe helmim të mundshëm nga shërbime inteligjente të paidentifikuara ende?

Meta: Këtë gjë e ka thënë zoti Fahri atë natë dhe natyrisht ai njihet për një fantazi të shkëlqyer që ka, unë ..qëllimi s’ka qenë për të ngrënë një darke aq më tepër pranë protestuesve.

Cani: A hëngrët gjë apo jo?

Meta: S’e kam pas mendjen fare as te kafja as te darka kemi pas një bisedë rreth zhvillimeve te fundit

Cani: Gojët e liga thonë se ia ke ngecur antipastën në fyt Ramës kur prap sipas gojëve të liga i ke thënë se ke pranuar disa nga kerkesat e opozites dhe mbi te gjitha s’je kunder opsionit per qeveri teknike

Meta: Mendoj se ka dicka te vertetë për arsye se ka qenë një shkëmbim mendimesh dhe s’ka qenë një shqyrtim i kërkeave të opozitës, të jesh afër protestës të mos flasin kur të gjithë flasin …

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix17 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske17 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore17 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook