Aktualitet
“Mos shaj më Ramën”, dhunuesit e Kreshnik Spahiut, kafe me Taulant Ballën tek TVSH 1 orë para sulmit
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është qëlluar mbrëmjen e sotme në “çadrën e lirisë” të ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kanë qenë tre persona ë e kanë sulmuar Spahiun me grushte. Vetë kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu në një prononcim për mediat ka treguar se ishin 3 persona, e jo një siç thotë policia.
Ata fillimisht i kanë thënë që të mos e shante më Edi Ramën dhe më pas e kanë qëlluar me grushte. Këta persona, 1 orë para ngjarjes kanë pirë kafe me Taulant Ballën tek Tvsh-ja, jo shumë larg çadrës së protestës. “Më janë afruar dhe më thanë që të mos e shaja më Edi Ramën. Më goditën dhe ikën me vrap. Policia kapi vetëm njërin. Këta 3 persona, 1 orë para sulmit mbi mua kanë qenë me Taulant Ballën duke pirë kafe tek Tvsh”, ka thënë Kreshnik Spahiu
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu