Skuadra e Bajernit të Mynihut i ka bërë një dhuratë shumë të bukur trajnerit të saj, Karlo Anceloti, në ndeshjen e 1000-të si trajner.
Në triumfin e bavarezëve 8-0 golat erdhën nga Vidal dhe tre herë Levandovski, Alaba, Robben dhe dy here Coman.
Në karrierën si trajner, ky është viti i 22-të i Ancelotit që drejton dhe pas eksperiencave të para tek Rexhiana dhe Parma, 57-vjeçari ka drejtuar ekipe te nivelit të lartë si Juventus, Milan, Celsi, PSG, Real Madrid dhe Bayern.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu