Lidhu me ne

Aktualitet

Rama duhet të rrëzohet një orë e më parë

Berat Buzhala, një gazetar nga Kosova që është prej kohësh kundër Edi Ramës, ka bërë thirrje sot që kryeministri shqiptar të rrëzohet një orë e më parë.

Ishtë ironike fakti që Buzhala kërkon nga Rama të mos ndërhyjë në punë e Kosovës, ndërkohë që vetë iu jep mend shqiptarëve të rrëzojnë Ramën.

Ja çfarë thotë ai në një intervistë për “Koha Jonë”.

A duhet të jap dorëheqjen Edi Rama për t’i hequr dyshimin opozitës se zgjedhjet do ti vjedhë me paratë e drogës?

Si pikë e pare, në bazë të asaj cfarë shohim dhe cfarë lexojmë, nuk mund të flitet për dyshime. Fuqia financiare e Ramës është aq e madhe, sa është e pamundur që dikush tjetër t’i fitojë zgjedhjet. Po flasim për miliarda euro në dispozicion të klanit të tij. Me miliarda euro në dispozicion, një subjekt politik do të trondiste skenën politike edhe në Gjermani, e jo më në Shqipërinë e varfër. Nuk e besoj që vetëm dorëheqja është e mjaftueshme. Posacërisht jo një dorëheqje, e cila do të pasohej me zgjedhjet pas disa javësh. Përfundimisht: dorëheqja është minimumi.

Ilir Meta a duhet ti heq stolin kryeministrit ku palët të shkojnë detyrimisht me një qeveri teknike?

Fillimisht duhet të themi këtë gjë: Edi Rama e ka kidnapuar Shqipërinë. Ai sillet me Shqipërinë sikur sillet një fëmijë me lodrën e tij. Njëherë e përqafon, e njëherë tjetër e hedh nga ballkoni. Pra, nuk duhet të ekzistojë asnjë dilemë që Meta duhet t’i heq stolin Ramës. Për më tepër duhet ta denoncojë atë. Rama është/ishte një kryeministër avanturier dhe i papërgjegjshëm. Në planin e brendshëm e shndërroi vendin në plantacion të drogës, kurse në planin e jashtëm ishte edhe më skandaloz. E shpalli mik personal Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vucic, u bë kumbar i diktatorit në ardhje të Turqisë, Recep Taip Erdogan dhe e fundit, jo për nga rëndësia, per teke personale, i rrezikoi raportet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dal hapur kundër Presidentit Trump. Rama do të mbahet në mend si Kryeministri më hipokrit në historinë e Shqipërisë. Thoshte në CNN se nuk e duronte Trumpin, për arsye parimore, gjoja që, sipas tij, Trump është nën nivelin e tolerancës së tij, kurse i futet në gji Erdoganit, që tashmë ka arrestuar secilën zë kritik. Kjo nuk do koment. Pra, Meta e ka obligim që të ngritët kundër tij. Meta për më tepër duhet të bëjë të qartë që në asnjë rrethanë nuk do të përkrah më, as pas zgjedhjeve të ardhshme, Ramën për kryeministër të Shqipërisë.

Roli i ambasadorit amerikan Lu dhe ambasadores se BE, Vlahutin mendoni si Berisha qe nuk mund të kthehen në “Guvernator të Shqipërisë”?

Unë nuk e besoj që Lu dhe Vlahutin mbajnë cfarëdo përgjegjësie për gjendjen në Shqipëri. Ata, sigurisht, tash argëtohen me rolet e tyre. Duke qënë njerëz, edhe ata janë joshur nga pushteti. Me ta, në mënyrë dinake, ka manipuluar Rama. Opozita, por edhe mediat, nuk duhet të humbin kohë më përfaqësuesit e huaj në Shqipëri. Problemi është Rama. Problemi është droga. Këtu, duhet të pranojë, opozita nuk ka qënë në nivelin e detyrës. I është dashur kohë e gjatë për të dhënë alarmin. Kanë humbur kohë duke u marrë me detaje, derisa elefanti qëndronte mu në mes të dhomës. Lu dhe Vlahutin nuk mund ta mbajnë peng Shqipërinë. E as nuk do ta mbajnë.

Nëse zgjedhjet shkojnë me qeveri teknike cila parti del e parë? Më konkretisht a mendoni se Rama, Meta apo Basha do jetë kryeministri i paszgjedhjeve?

Për Shqipërinë, e edhe për shqiptarët, është e rëndësishme që Rama mos të jetë më kryeministër.

E fundit, prapë me “nëse”. Edi Rama nuk pranon të jap dorëheqjen, si mendoni se shkon situata politike në Shqipëri? 

Nuk duhet të lejohen zgjedhjet. Rama duhet të izolohet prej të gjithëve. Prej shoqërisë civile, prej mediave dhe prej opozitës. Duhet të hiqet frika. Vetëm atëherë mund të paramendohen zgjedhje të lira.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix17 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske17 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore17 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook