Edhe pse u përfshinë në thashetheme për një krizë në marrëdhënien e tyre, e kundërta duket nga daljet e fundit të aktorit të njohur për rolin e Ezelit, Kenan Imirzalioglu, dhe bashkëshortes së tij, Sinem Kobal. Prej disa ditësh, Ezel ndodhet në një turne në Amerikën e Jugut dhe me këtë rast, ҫifti po e shijojnë më shumë njëri-tjetrin.
Me sa duket, reputacioni i dyshes së famshme, tani i ka kaluar kufijtë e Turqisë. Kjo, edhe për faktin se Ezel ka nënshkruar disa kontrata për të qenë pjesë e projekteve me producentë të njohur në Hollywood.
Megjithatë, nuk u kanë shpëtuar aparateve fotografikë edhe në momente të tyre private. Mediat turke, kanë publikuar sot disa foto, në të cilat ҫifti po i gëzohen një darke romantike në një jaht në Miami. Sinem dhe Kenan, të qetë dhe duke biseduar me njëri-tjetrin, kanë rënë në sy edhe të agjencive të huaja, të cilat i kanë shpërndarë fotot me shpejtësi në mediat sociale.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu