Replikës së Erjon Braçes i është përgjigjur deputeti Blushi, i cili zgjodhi qe kete here t’i tregonte nje gjëegjëzë kreut te komisionit te Ekonomise.
“Kam edhe një përgjigje për ty meqë thoke se unë merrem me llafe. Unë jetoj duke shkruar, ti jeton duke folur. Po të tregoj një gjëegjëzë.
Unë kam një mace, ta fal ty, macja kafshon rastësisht Taulant Ballën, meqë ti e përkedhel shumë. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti, apo macja? Ishalla e ke një përgjigje për mua.
Përgjigjet Brace: Kur vij këtu në sallë vajzën e coj në shkollë, që dmth se mendoj që
mund te merrem me argumente burrash, për gjëegjëzat në orën 3 e gjysmë kur të kthehet vajza nga shkolla mund te te kthej nje pergjigje.
Braçe i përgjigjet Blushit: Çadra e PS në 2010 kishte njerëz të zakonshëm
Deputeti socialist ishte ai që në Kuvend iu përgjigj akuzave dhe deklaratës së Ben Blushit se përse çadra e protestës së PD sot, nuk mund të krahasohet dhe ngjajë me çadrën e PS para disa vitesh.
“PS s’ka hyrë në greve urie në 2012, as në 2013, PS dhe jo vetëm, hyri në fillim të vitit 2010, kur s’kishte asnjë kusht nga BE por ku ato që ishin vënë në diksutim ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. PS kishte vetem nje kerkese, të shikonte votat në kutitë e votimit.
Ka pranuar rezultatin dhe ka kërkuar thjesht të shohë votat. Një praktikë normale që ndodh sot kudo në botë, një rutinë e sistemeve demokratike elektorale, ju mohua vetëm kjo kërkesë dhe shkoi drejt tentativës për të plotësuar këtë kërkesë në grevë urie
në një cadër.
Në atë cadër kishte njerëz të zakonshëm, në atë sallë kishte edhe deputetë, në atë sallë s’kishte hajdutë, në atë cadër s’kishte as vrasës.
Nëse në këtë sallë ka njerëz që s’bëjnë dot dallimin mes atij që ka vrarë 4 veta dhe atyre që ishin në atë sallë të vjedhur të grabitur në të drejtën e tyre, …nëse në këtë sallë ka njerëz që s’bëjnë dot dallimin midis ish ministrave të qeverisë së Berishës që për 8 vite me rradhë vodhën, grabitën, shitën pasuri publike, dhe atyre njerëzve të zakonshëm që ishin, kjo prap është shumë dhe për këtë duhet ulëritur.
Cdo tentativë për të prodhuar argumenta që të përqaset ajo cadër me atë cadër, ajo kohë me këtë kohë, me këto zgjedhje që dikush i prodhon si alibi per humbjen e neserme, kjo është cështje që s’i duhet shqiptarëve”, tha Brace.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu