Lidhu me ne

Sport

Nike mund Adidas, më shumë trofe në 10 sezonet e fundit

nike-vs-adidas-images-wallpaper

Cila është marka që ka fituar më shumë trofe në futbollin europian?
Këtë e zbulon një kërkim i VoucherCode, një faqe e specializuar në blerjet online. Sipas të dhënave, në dhjetë sezonet e fundit, Nike (ekipet në të cilat ai është sponsor teknik), është fitues i kompeticioneve kryesore futbollistike në Europë, në 51,4 për qind të rasteve.

Në vend të dytë është Adidas, fitues në 28,5 për qind të rasteve. Megjithatë, sa i përket Champions League, rezultati është i njëjtë me Nike (nga pesë trofe secila). Sezonin e kaluar bën përjashtim vetëm Leicester City me sponsor teknik Puma – fituese e Premier League.

Ky studim merr në analizë 5 kampionatet më të rëndësishme në Europë (Premier League, Primera Division, Bundesliga, Serie A, Ligue 1) si dhe dy kompeticionet europiane: Champions League dhe Europa League. Dominimi i Nike vazhdoi edhe verën e shkuar me dy trofe – Euro 2016 dhe Kupa e Amerikës me fitues respektivë Portugalinë dhe Kilin.

 

Dy gjigantët e sipërpërmendur ndiqen nga Umbro dhe Puma me nga katër trofe për kokë. Por ndërsa Umbro nuk fiton asnjë trofe që prej vitit 2012, kur Manchester City i Mancini-t fitoi Premier League, sezonin e kaluar New Balance doli për herë të parë fitues, pasi Sevilja fitoi Europa League për sezonin e tretë radhazi.

Në të vërtetë përpara New Balance, Sevilja kishte sponsor Warrior, e cila është pjesë e kompanisë amerikane që prej vitit 2004 (po ashtu edhe sponsor i Liverpulit) dhe duke filluar nga sezoni 2015-2016 u zëvendësua nga marka NB.

Po Sevilja ka ngjitur në podin e fituesve europianë një tjetër markë, por më pak të njohur, spanjolle Joma, që ishte sponsor i klubit gjatë sezonit 2006-2007 kur andaluzianët fituan për herë të dytë Europa League. Pra Sevilja triumfoi 4 herë në Europë me tre sponsorë teknikë të ndryshëm.

Një ndër sponsorët që shumë shpejt mund t’i shtohet listës është Under Armour, kompania amerikane që sipas zërave të ditëve të fundit është pranë nënshkrimit të një super kontrate me Realin e Madridit.

Së fundi, Europa League është kompeticioni që ka pasur një gamë më të gjerë fituesish, ndërsa Bundesliga – shtëpia e Adidasit – jo rastësisht është kampionati ku Nike ka rezultatet më të dobëta, me vetëm një fitues në dhjetë sezonet e fundit. Gjithashtu dy kampionatet e fituara nga Borussia Dortmund përbëjnë dy trofetë e vetëm për markën italiane të veshjeve sportive Kappa.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook