Gatime
Multivitaminat janë të dëmshme
Vitaminat apo suplementët i gjejmë kudo, që nga farmacitë pranë shtëpisë e deri nëpër supermarketet e ndryshme. Por ajo që nuk dimë është se këto vitamina artificiale, pra të marra jo nëpërmjet ushqimit, në fakt janë kimikate të dëmshme sintetike të përgatitura nga materiale e produkte të modifikuara. Sipas studimit, këto suplementë jo vetëm që nuk japin përfitime për organizmin, por ato mund të kenë pasoja të rrezikshme për shëndetin, sidomos kur merren me tepricë. Për këtë arsye kohët e fundit është ngritur një debat mbi nevojën e një kontrolli për vitaminat që pothuajse në të gjitha rastet tregtohen pa recetë në farmaci apo supermarkete.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu