Lidhu me ne

Sport

Futboll, plani kinez: 50 mijë akademi të reja brenda vitit 2025

56b23813c36188ac0e8b45c2

Federata e Futbollit Kinez po ideon projektin. Objektivat kryesore janë: 50 milionë futbollistë të rinj dhe fitimi i të drejtës për të organizuar Botërorin e vitit 2050.

Kina i vë gishtin futbollit. Tashmë po kalohet nga fjalët te veprat duke e bërë çdo gjë më të qartë. Pekini ka vendosur të formojë futbollistë të rinj dhe të talentuar për të kapur majat e futbollit botëror në harkun e 30 viteve. Një objektiv shumë ambicioz që synon formimin e rreth 50 milionë futbollistëve të rinj në Kinë brenda vitit 2025, si dhe organizimin e Kampionatit Botëror 2050 falë 50 mijë akademive dhe 70 mijë fushave të reja të futbollit.

Kina e ka marrë seriozisht. Pas shpenzimeve stratosferike të disa klubeve kineze për blerjen e disa yjeve që luanin në Europë, qeveria e Kinës ka vendosur të kalojë tek infrastruktura, një fazë që do të ndihmojë së tepërmi zhvillimin e futbollit në vend. Duke lënë mënjanë shifrat, po flitet për një plan investimesh impresionues. 70 mijë fusha të reja futbolli në të gjithë vendin do të mundësonin krijimin e 50 mijë shkollave të reja, të cilat brenda vitit 2025 do të ishin në gjendje të formonin 50 milionë futbollistë.

Një “ushtri” me futbollistë, e cila falë edhe përvojës së Marcello Lippi-t (trajnerit të kombëtares kineze) synon t’i bashkohet elitës së futbollit botëror. “Kjo është një metodë konkrete për të rritur futbollin në vend. Kjo për ne nuk është më një ëndërr”, deklaron zv.presidenti i Federatës Kineze, Wang Dengfeng. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, është shprehur qartë mbi objektivat e këtij projekti, duke deklaruar se ndër prioritetet kryesore është fitimi i së drejtës për të organizuar Kampionatin Botëror të vitit 2050.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook