Lidhu me ne

Kryesore

Rengu i Tahirit për Veliajn. Dhe një shpjegim pse kryebashkiaku është afruar me Bamir Topin  

Absurditeti i përplajes dhe rivalitetit mes Sajmir Tahirit dhe Erjon Veliajt ka shënuar së fundmi rekorde të reja. Nëse nuk do të kishte shërthyer skandali atë asnjë nuk do ta besohet. Fjala është për një reng që kanabisti Sajmir Tahiri i punoi krenaristit Erjon Veliaj, duke e implikuar këtë të fundit, për shkak të padijes dhe vanitet në një situatë të sikletshme me ekipin e futbollit të Tira(o)nës ku Bashkia ka aksionet e veta.

Pak muaj më parë, në kuadër të vizitave të tija nëpër kopshtet e Tiranës, Veliaj dëgjoi një fëmijë që të këndonte:

Karamele Zana vijnë nga Tirana

Nga Tirana Peshkopi

Ça numri do ti?

Unë dua treshin

Macja kapi veshin.

Aty për aty Lali Eri pyeti stafin që e shoqëronte: Ore ku bëhet kjo karamele Zana tani? Është më?

Stafi ngriti supet duke qenë se disa as që e kishin dëgjuar pasi ishin të rinj në moshë.

“Do pyesim shef e të themi. Po për çfarë duhet?”

Po mendoja që “Karamele Zana që vjen nga Tirana” mund të rigjallërohet si markë dhe ta bëjmë sponsor zyrtar të ekipit të futbollit të Tironës. Po mendoj që të vëmë edhe një taksë për mbrojtjen e biznesit të markës, të përkohshme dhe kuota detyruese konsumi mujor për njësitë. Këshu gjejmë ca lekë dhe krijojmë një markë për të qenë për ekipin.

Stafi u lëshua, por kjo çështje i ra në erë kanabistit Tahiri, i cili drejton PS-në e Tiranës. Me të kapur këtë informacion ai përgatiti terrenin që marka e karameles Zana, e veshur me letër celofan të kuq, të kalonte lehtësisht drejt Bashkisë. Tahiri e njeh mirë mentalitetin dhe ndjeshmërinë e kryeqytetit dhe në ndryshim nga Veliaj që nuk ka respekt për asnjë simbol dhe ide e kupton sa fyese mund të ishte një markë e tillë në një ekip konservator si Tirana.

Kështu pra ai e hapi rrugën dhe Bashkia e mori në zotërim karamelen në fjalë. U bë gati drafti për taksën dhe bashkë me propozimin, Lali Eri ia vuri si me lezet në dijeni edhe kryeministrit Edi Rama. Shpresa ishte që Rama do bënte një logo ndryshe.

Puna ngeci te hollësitë që dolën rrugës të cilave Eri as donte t’u vinte veshin. Njerëz nga Bashkia iu drejtuan kryetarit duke i tërhequr vëmendjen se karamele Zana ka celofan të kuq dhe këtu ekipi dhe tifozët e Tironës do bëheshin xhind nga provokimi që u kujton Partizanin, rivalin e vet.

Por Veliaj u përgjigj aty për aty: E bëjmë me letër bojëqielli dhe e quajmë Karamele Zona, që kur të këndohet kënga të jetë “Vijnë nga Tirona”.

Ky variant nuk ecte dhe aq pasi do ngjante një shpikje aty për aty e sajuar. Nga ana e vet, kanabisti Sajmir, nisi të hapte fjalë se Bashkia do propozonte logo të re për ekipin e Tiranës, ngjyra të reja, duke lënë të kuptohet se që pas Edi Ramës që foli kundër qofteve dhe mejhaneve me një mllef të padëgjuar, duke aluduar për një zakon të qytetit, ky ishte rasti i dytë që Tirona goditej në këtë farë feje.

Kur Veliaj kuptoi rrengun pilafi ishte djegur. Barcaletat kishin nisur si p.sh ajo se gjoja Veliaj ekipin e të rinjve do ta detyronte të luante një herë në 2 muaj me një imazh të Veliajt me bluzën e Superman me shënimin komik: Lali Eri topsheqeri.

Tallje dhe denigrim, por nga padija dhe deliri i një kryebashkiaku. Në këto kushte Lali Erit nuk i mbetej veçse të rehabilitonte qoften dhe traditën, ashtu siç e mendon ai se është ajo në kryeqytet. Filloi të dilte xhiro me Bamir Topin, i la atij rrugën private dhe filloi të bënte xhiro me autobuzët e linjës për të bërë të harrohej kjo gafë. Thonë se ca kohë po mendonte të linte flokët model bishtpëllumbi, por pastaj pa se Topi qethej pak a shumë si ai dhe e la me kaq.

Vath në vesh Sajes për këtë, ndonëse në dorë ka shumë kryebashkiaku. Thonë se për të riparuar këtë gabim po mendon të riemërtojë rrugë dhe zona në Tiranë.  Thonë se ka nisur të hajë qofte dhe të rrëkëllejë ndonjë gotë, po ka frikë edhe se mos e merr vesh Rama që i urren këto vese. E pikë e zezë!

Shaptilografisti

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 minuta më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix26 minuta më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix32 minuta më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix40 minuta më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar43 minuta më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore9 orë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Mix9 orë më herët

4 shenjat e Horoskopit që i dëgjojnë të gjithë

Ka shenja të horoskopit që duket se kanë lindur nën një yll me fat, nga ato që të gjithë i...

Mix9 orë më herët

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën Elektronike

Emri i Shkodrës Elektronike u bë i njohur për shumicën prej nesh me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në “Festivalin...

Radar9 orë më herët

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia Parashqevi Simaku Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut...

Sport9 orë më herët

Salah shkruan emrin në historinë e Liverpool dhe Premier League

Mohamed Salah Mohamed Salah është padyshim lojtari i momentit te Liverpool. Egjiptiani ka gjetur formën e tij më të mirë...

Facebook