Riciklimi mund të bëhet më argëtues kur ekziston shkëmbimi. Dhe qyteti i Pekinit kishte një ide shumë të bukur për t’i bërë banorët të riciklojnë më shumë. Ata vendosen 34 makineri biletash në stacionet e metrosë në të gjithë qytetin, të cilat në vend të mondedhave funksionojnë me bidona plastikë.

Kur pasagjerët vendosin një bidon në to, sensori me anë të skanimit vlerëson materialin dhe jep biletën me vlerën përkatëse. Shkëmbimi pra bëhet në bazë të cilësisë dhe numrit të bidonave që vendosen në makineri.

Po të mendosh se ne shpesh mbajmë gjatë ditës bidona plastikë me ujë apo pije freskuese që shpesh herë përfundojnë në rrugë, mund të lehtësohesh me mendimin që të paktën kinezët i përdorin për një qëllim më të mirë.

Një sistem i tillë e bën riciklimin më tërheqës dhe është një hap pozitiv për qytetin, por edhe për mbrojtjen e mjedisit.