Kryesore
Kullat lartësohen edhe në Prizrenin tradicional
“Koha Ditore” shkruan për goditjen urbanistike që I është dhënë Prizrenit, një qytet që ndoshta më mirë se çdo qytet tjetër shqiptar kishte ruajtur deri më sot fizionominë e tij karakteristike. Ilustrim me një fotografi të Eroll Bilibanit në lagjen “Jeni Mahallë” flet vetë. Njësoj si në Shqipëri edhe në Kosovë opozita akuzon qeverinë, por nuk dëgjohet për ndonjë plan a premtim se kjo nuk do të vazhdojë. Në Tiranë, qytet i cili nuk ka peshën historike të Prizrenit, por sërish është kryeqytet I Shqipërisë, shohim sesi kullat lartësohen dhe mbrohen si modernizim, ndërkohë që çdo ndërhyrje kërkon një debat a diskutim. Pa folur këtu se ndërtime në këtë farë feje u përjashtuan në fushatë elektorale. Për të ardhur keq që ajo pak histori shpërbëhet sa hap e mbyll sytë nga ata që kur janë në opozitë shfaqen si kryqtarë të trashëgimisë.
http://www.koha.net/arberi/1082/pushteti-krenohet-me-degradimin-e-prizre…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu