Lidhu me ne

Temporal

Banditët që mbajnë peng politikën

Desada Metaj/Opinion.al

Banditët që mbajnë peng politikën

19 është numri i deputetëve të parlamentit shqiptar që kanë patur probleme me formularin e dekriminalizimit. Sigurisht që jo të gjithë kanë qenë të dyshuar për vepra penale, madje 5 apo 6 kanë marrë dhe pafajësinë për sa kohë bëhej fjalë për shkelje administrative. Por, gjithsesi mbetet i konsiderueshëm numri i atyre që kanë qenë apo dyshohet se kanë kryer vepra të rënda penale që nga trafiku i lëndëve narkotike deri tek vrasjet apo përfshirja në rrjetet e prostitucionit.

Nuk është aspak e vështirë të kuptohet se si përfunduan këto personazhe në karrigen e deputetit. Me një formim elementar në kufijtë e injorancës, të pasur dhe të fuqishëm në zonat periferike elektorale, ku blerja e votës është fenomen normal, të respektuar nga krerët e politikës dhe prezentë në tryezat e tyre, ata një ditë të bukur vendosën të ishin pjesë e vendimmarrjes politike, dhe pse jo, të ishin të rëndësishëm në vendimmarrje.

Jo rastësisht sot kemi një parlament gangsterësh, jo vetëm për spektaklin dhe fjalorin që shohim çdo të enjte, por sepse mirëfilli kemi deputetë të dënuar në Evropë apo gjetkë dhe që sot bëjnë ligjet në Shqipëri. Ata janë pjesë e vendimmarrjes politike, të sigurt në pozicionet e tyre dhe të pafrikësuar. Sepse dhe gazetarët druhen të flasin për ta, kur shohin se deputeti që diskutohet t’i hiqet mandati apo një tjetër që duhet të lerë shenjat e gishtërinjve, janë miqtë dhe të preferuarit e Qeverisë dhe Kryeministrit.

“Media e kazanit”, siç ndonjeherë i pëlqen Edi Ramës ta etiketojë, një pjesë e medias rrezikon të shndërrohet vërtet në të tillë për sa kohë një pjesë e financuesve të saj fshihen mes banditëve të parlamentit.

Nuk dihet me saktësi se kur nisi ky kriminalizim i politikës shqiptare, por pa dyshim si asnjëherë më parë sot kemi deputetë apo kryetarë bashkie për të cilët ambasadori amerikan bën thirrje që të mos votohen (edhe pse në fakt ata sërish janë rizgjedhur).  Sot kemi ende kryetar bashkie në Kavajës, Elvis Roshin, në Krujë Artur Bushin, të dy nën hetim, të dy me rastësinë e çuditshme e përdorimit të shumë emrave, dhe po të dy të mbështetur publikisht ose në heshtje nga Qeveria dhe Kryeministri.

Si për rastësi edhe një deputet tjetër i PS-së, Armando Prenga që ka përdorur disa emra, është pjesë e një procesi gjyqësor, i akuzuar për plagosje në Shqipëri dhe zyrtarisht i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së. Por jo zyrtarisht, KQZ e drejtuar nga i përzgjedhur i PS po bën përpjekje maksimale që mos t’i hiqet mandati, sepse pas tij vjen Kastriot Piroli një tjetër kandidat me dosje penale dhe i fundit në listën e PS për qarkun e Lezhës.

Këto lista dhe këta emra, të përzgjedhur direkt nga Kryeministri Edi Rama janë pa dyshim frika më e madhe për demokracinë në Shqipëri. Sigurisht që ai mund të ketë dështuar në shumë drejtime si drejtues i Qeverisë, në dhënien me koncensione të të gjithë vendit apo nivelin e lartë të korrupsionit, por kriminalizimi i politikës mbetet pa dyshimin më të vogël mëkati më i madh i Edi Ramës si politikan dhe drejtues i një forcë të madhe politike. Ndaj kauza kryesore e opozitës në betejën e saj me keqqeverisjen pa dyshim që mbetet dekriminalizimi, mbajtja larg e banditëve nga politika.

Sigurisht që dhe opozita ka mëkatet e veta në këtë pikë, por vetëpastrimi dhe vënia e dekriminalizimit si shtyllë kryesore e kauzave të saj mund të mos sjellë shumë njerëz në sheshin e protestës, por automatikisht i jep asaj më shumë mbështetje tek pjesa qytetare dhe e ndershme e shoqërisë shqiptare. Tek ajo pjesë që duket e vogël në numër për shkak të zullumeve ku politika e çoi këtë vend për shume vite me radhë, por që ende beson se e keqja më e madhe mbetet banditizmi politik dhe nuk ngushëllohen me faktin që Vetingun e votuan Armando Prenga dhe shokët e tij të qelisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook