Lidhu me ne

Aktualitet

Sala Saliu

Edison Ypi

Pyete cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike.
Po të tha “Sala” përpara ke një azgan djalë. Shqiptar që sheh punën e vet. Banon, të themi, diku në Laknas. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, që i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës. Ka qënë pak vite në emigracion. Me punë të madhe ka ngritur një fermë të vogël. E ka të qartë se shteti i Salës është shteti i punës që favorizon llërëpërveshurit, dhe jo si shteti i kurvit që ishte shtet i spiunllëkut që favorizonte dembelët, llafazanët. Ka ndërtuar me një mijë mundime një shtëpi modeste. Jeton sot pak më mirë se dje, nesër pak më mirë se sot. Rrotull ka të ardhur që kanë ndërtuar shtëpi edhe më të mëdha se të tijën. Por nuk i sheh me zili. Se ata kanë punuar në Angli, Belgjikë, Gjermani, ndërsa ai në Greqi. Është besimtar. Mban fshehur një kalashnikov. Lodhet nga puna. Nuk sheh shumë televizor. Gazetave sa u hedh një sy. Me celularin dhe Internetin nuk merret. I duken gjëra jo serioze. I bëhet zemra mal për “Rrugën e Kombit”. I vjen keq për Kosovën dhe kosovarët që nuk i kanë fort’ mirë punët. E deh ideja e Salës për ta mbjellë Shqipërinë me arra, bajame, ullinj, fiq. Nuk llap për politikë. Pret ditën e votimit. Kur dëgjon se Partia Demokratike ka miting dhe se në atë miting do flasi Sala, fluturon nga qefi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr një parrullë dhe shkon në miting, ku bërtet kundër komunistave, spiunave. Deri në mitingun tjetër nuk llafoset nuk mburret. Vazhdon punon, jeton, mbars gruan. Habitet me ata që Salën e quajnë Saliu dhe Edin nuk e quajnë Ediu.
Ama po e pyete tjetrin cili është Kryetari i Partisë Demokratike dhe të tha “Saliu”, tabloja është krejt tjetër. Përpara ke një përbindësh. Nëse tepër i ri dhe nuk ka qënë vetë spiun, e pamundur të mos ketë pasur babanë a xhaxhanë a ndonjë tjetër në Sigurim. Banon, ta zemë, në një fshat andej nga Mallakastra. Është thashethemexhi i ndyrë. Merr nëpër gojë katundin. Mburret se në kohën e kurvit s’ka qënë dosido por brigadier, shef, kryetar. E thërrisnin shpesh në Fier për ca gjëra që tani nuk guxon t’i thotë hapur. Nuk është besimtar. Me Zotin s’e lidh asgjë. Ka ngritur vilë të madhe. Nuk ja kanë zilinë. Të gjithë e dinë se vila e tij nuk është hallall por harram. Mbjell hashish në parcela larg fshatit. Ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica. Ka dy fëmijë, asnjërin në terezi për shkak të hashashit. Bën gjithë kohën propagandë kurviste në stilin; “Me gjak e morëm, me gjak do ta mbajmë”. Urren Kosovën, kosovarët, “Rrugën e Kombit”, “malokët”, dhe gjithçka shqiptare. Mëngjezeve u telefonon televizorave ku pa pik turpi lëshon kushtrime komuniste antishqiptare të tipit; I bëj thirrje trupit diplomatik të gjitha shteteve të botës kundër Saliut./ypi.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix17 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet18 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal18 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske18 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore18 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook