Lidhu me ne

Kryesore

Ndoka: Meta po pret të bie Rama vetë , apo do heqë “tullen e fundit”

 

Deputeti i PDK-së Nard Ndoka, i cili është pjesë e partive opozitare shqiptare, ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama në lidhje me protestën që është në ditën e dytë të saj.

Sipas Ndokës, opozita arriti ta ngrinte kauzën popullore dhe ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa tani radhën e ka qeveria për t’u tërhequr.

Kreu i PDK sfidon Ramën duke i thënë se burrë shteti mbetesh edhe kur di të tërhiqesh.

Statusi në Facebook i deputetit Nard Ndoka:

Opozita e ngriti kauzen popullore dhe nderkombetare.
Rama po mendohet, i friksuar, në dilemë, i paperqendruar dhe shumë i trembur.
Meta po hesht per te folur!

Tashme loja është e hapur, e drejteperdrejte dhe transparente, me shumë se kaq ky vend nuk kishte parë ne keto vite pluralizem.

Opozita nuk ka rruge tjeter, as kthim prapa, zgjedhje me standarde me qeveri teknike.

Pa plotesuar kete kerkese tashme te panegociueshme, nuk do kete kuvend, nuk do kete qeverisje, nuk do kete qetesi, nuk do kete paqe.

Rama është kapur “shah mat”, por ka edhe dy levizje akoma te detyruara ose te percaktuara.
Sa me shpejt, me mirë per te dhe per vendin!

Meta lojtar krizash, i shquar per vendimarrje te forta, por i pa orientuar akoma me realitetin e ri, po pret nese Rama po bie vete, po e rrezon opozita, apo po mendohet ti heqe “tullen e fundit”.
Meta gjithmone i shpall vendimet 3-4 muaj pasi i merr ato, sot koha nuk pret!

Opozita ka fituar terren, qetesine, mbeshtetjen, garancite dhe padiskutim ka kaluar në epersi te dukshme politike dhe popullore.

Rama ka humbur drejtimin dhe rrugen e duhur, renia është e pashmangeshme.

Meta duket se eshte komod, nëse do mbaje per dore Ramen, rrezikon te shkoje sebashku me te, nese kerkon kohe akoma, do humbase kohen dhe shansin qe papritur i lindi si nje kauze e kamufluar per stabilitet.

Te presim kush do te veproje dhe levize me shpejt, ne shenje pergjegjesie kombetare, si misionare, si burra shteti.
Burre shteti mbetesh edhe kur di te largohesh si burre!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook