Radar
Youtube heq reklamat 30 sekondëshe
Nëse shikoni vazhdimisht video në Youtube, padyshim duhet të jeni mësuar me reklamat të cilat duhet t’i shikoni për 5 sekonda në mënyrë që t’i kapërceni me butonin “Skip.” Gjithashtu mund t’ju ketë qëlluar të shikoni një reklamë 30 sekondëshe të ndonjë modeli të ri makine ku butoni “Skip” mungon. Google nuk do të lejojë më shfaqjen e reklamave 30 sekondëshe në platformë, raporton Neowin. Duke pasur në konsideratë famën e tyre të keqe, kompania ka vendosur të implementojë formate më të shkurtra në vetëm gjashtë sekonda. Ky ndryshim do kohë përpara se të implementohet. Përdoruesit e Youtube duhet të presin deri në 2018-ën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu