Kryesore
Trump, presidenti më pak i pëlqyer në SHBA
Donald Trump shënon një tjetër rekord historik, atë të presidentit më pak të pëlqyer në SHBA në muajin e parë të udhëheqjes së tij. Një sondazh i ri i “Gallup”, tregon se vetëm 40 përqind e amerikanëve e mbështesin biznesmenin e kthyer në politikan. Ndërsa shumica e liderëve të rinj shijojnë popullaritetin në fillim të një mandati, niveli i miratimit për Trump-in është 21 përqind më i ulët se mesatarja. Rekordin paraprak e mbante Bill Clinton, që e mbylli muajin e parë të presidencës me një nivel mbështjeje prej 51 përqind.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu