Kryesore
Cilët kanë qenë kryebashkiakët e parë të Tiranës?
Pas pavarësisë në 1912 deri në 1943, Tirana ka patur 15 kryetarë bashkie.
Kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës pas shpalljes së Pavarësisë ka qenë Zyber Hallulli, i cili e drejtoi Tiranën përgjatë viteve 1913 dhe 1914.
Të gjithë kryebashkiakët e mëpasëm, kanë qëndruar në krye, me periudha nga 1 deri në 2 vjet, jo më shumë. Bën përjashtim Omer Fortuzi i cili pasoi Qazim Mulletin dhe qëndroi në këtë pozicion, nga 1940 deri në 1943.
Më poshtë, keni një listë të kryebashkiakëve të Tiranës pas Zyber Hallulit, pra nga 1914 deri në 1943.
Servet Libohova, Ismail Ndroqi, Ali Begeja, Ali Derhemi, Xhemal Kondi, Fuat Toptani, Izet Dibra, Rasim Kalakula, Rexhep Jella, Abedin Nepravishta, Qemal Butka, Abedin Nepravishta, Qazim Mulleti, Omer Fortuzi.
Nga 1943 deri në 1944 kryebashkiak ka qenë Halil Meniku.
Kurse kryebashkiaku i parë pas 1944-s, që qëndroi në postë deri në 1945 ka qenë Llazar Treska.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu