Lidhu me ne

Temporal

Restaurim

Edison Ypi

Shpresuam se këta që po ndreqin Sheshin Skënderbej do t’i bënin ndonjë derman mozaikut kriminal. Hiç s’e kanë ndërment.
Pllakat e rrugëve me emra kriminelash ishin vjetëruar, ishin ndotur, ishin varur, dukej sikur po binin, sikur po rrëzoheshin, dhe do harroheshin. Jo vetëm tabelat e rrugëve me emra atentatorësh, por të gjitha mbishkrimet e vendeve ku gjoja kanë luftuar, i kanë pastruar, i kanë ndrequr, i kanë mbërthyer.
Vite të tëra shqiptarët e diktaturës dëgjuan muzikë me kufje në vesh nga radiot e huaja dhe i disi i sofistikuam shijet. Pritëm që shqiptarët e demokracisë të bënin muzikë më të mirë se ajo e arave, traktorëve, kooperativave. Nuk ndodhi. Të shurdhon tallavaja.
Shpikëm antena, ndejtëm zgjuar natën duke parë filma fshehtas. Pritëm të na hiqeshin sysh çmenduritë filmike me vigjilencë proletare, sabotatorë imagjinarë, diversanta. Nuk kishte qënë e thënë. Është bërë më keq. Ka aktorë dhe regjizorë “fenomenalë” por nuk ka filma e spektatorë. Filmat shqiptarë me ta shti datën nuk i transmeton vetëm italiani me justifikimin, “ju neorealistat tanë, ne këllirat tuaja”. Të tjerë ekrane shqiptarësh nuk heqin dorë nga pushkatimi i shijes.
Lexonim libra të mirë. Mbanim ment përmendësh vargje. Kishte që vetëm po t’ja kujtoje vjershurinat e devolliut, villnin, sëmureshin, çmendeshin. Tani vjershëzat e baltës dhe të djersës kanë marrë dhenë. Po t’i pyesësh, të thonë; Hë mo, se s’janë dhe aq të këqia.
Disa miq të vjetër që i ke ditur për antikomunista të zjarrtë dhe ke qënë i bindur se kurrsesi nuk mund të ndryshonin, pasi panë tmerr me sy në kurbet, nuk u flitet më me gojë, kanë ndërruar ngjyrë, janë bërë të kuq gjak.
Një mjek, një inxhinier, një gazetar, një nëpunës, një komshi, dhe të tjerë miq e shokë që nuk kanë zgjedhur kurbetin por kanë preferuar të rrinë ku balta është më e ëmbël se mjalta, janë torollepsur komplet. Mes spiunit, komunistit, kulakut, diversantit, nuk bëjnë asnjë dallim, u duken të gjithë njësoj.
Njëri që dihet se ka qënë oficer Sigurimi, ka paguar t’i bëjnë një libër për demek të mirat që ka bërë në jetën e vet tani që merret me biznes. Asnjë fjalë në atë mender libër për të zezat që ka bërë kur ka qënë oficer. E bukura është se parathënien plot lëvdata ja ka bërë një kalemxhi i njohur që hiqet për i përndjekur.
U fshehën ca kohë nostalgjikët e mëhallës. Thamë se shpëtuam nga ata kërrma. Por pas pak nisën të dalin, në fillim kokulur. Tani kanë ngritur kokën, kanë drejtuar kurrizin, kanë shtrirë hapin. I ke kudo. Nëpër rrugë, nëpër trotuare, nëpër kafenera ulur nëpër tavolina duke dhënë direktiva.
Nja shtatë a tetë komunista të shpallur nga ata që luanin domino dhe blenin Zërin e Popullit, të zverdhur dhe plot rrudha dukej sikur i kishte mbërthyer kanceri dhe pas pak do ngordhnin. Jo-jo, asgjë e keqe s’i ka gjetur. Kanë lënë dominonë, ikin bëjnë turizëm. Ja kanë kapur fillin jetës. Hiç s’e kanë në ment të ngordhin. Kuq si molla.
Ka qënë një spiune me nam në lagje time. Tani që është e moshuar, për t’i bërë spiunllëqet pa u lodhur, e kanë mëshiruar, i kanë dhënë një dyqan ku ligji nuk e lejon.
Llumi i diktaturës, mizëria e spiunave, valangat e persekutorëve, armata e hetuesave, regjimentet e gjykatësave, korparmatat e prokurorëve, ata që vetvetiu duhej të ishin zbutur sadopak, veçse janë ngurtësuar. Nuk kanë më as turp as frikë. Asnjë pendesë apo të paktën reflektim. Madje mburren për krimet që kanë bërë. Mbahen sikur veç tyre, të tjerët pushtetin mund ta ketë vetëm gabimisht, vetëm aksidentalisht, dhe nëse ky aksident ndodh, pushteti duhet marrë me revolucion. Praktikat pluraliste, ndërrimi i pushteteve, sidomos koalicionet, ua hoqën përfundimisht frikën. Partia e punës, marksizëm leninizmi, lufta e klasave, me kë e ke ore, s’kanë më asnjë rëndësi. Rëndësi ka që ata që ishin grusht bashkuar rreth partisë dhe sup më sup me njëritjetrin, të shtrëngojnë rradhët e biznesit përballë atyre që i vranë e i varrosën një herë, për t’i vrarë dhe varrosur edhe dhjetë herë, me më tepër egërsi se lufta e klasave, me më tepër besnikëri se ndaj partisë së punës. Po s’qe i tyri, nuk të hapin asnjë derë. Sado fort të trokasësh, edhe me shkelm derën po ta godasësh. Me kta muta, në disa raste punësimesh, as korrupsioni nuk funksionon, edhe një mal me pare po tu japësh.
Zi nga të katër anët.
Ka qënë e paimagjinueshme Muzeun e vuajtjeve, torturave, ta bënte tjetërkush veçse ndonjë shqiptar i vuajtur. Kishte qënë shpresë e kotë. E bëri një italian.
Diktatorit vazhdon të jetë Hero i Popullit. Askush nuk ja heq titullin.
Të përndjekurit, që do duhej të ishin në ballë, janë strukur aq thellë sa duket sikur nuk kanë ekzistuar kurrë. Nga qoshet ku janë fshehur, e vetmja gjë që bëjnë, i vemi zë që u del, e vetmja pëshpëritje që u dëgjohet, janë përbaltjet për njëritjetrin.
Sigurimi që do duhej të ishte zhdukur pa nam e nishan, bën gazeta, promuovon vrasës, shkruan bejte për të mirat e kohës së shkuar, për gjakpirësit agallarët, bejlerët.
Edhe më keq në Diasporë ku patëm shpresuar se më së fundi do vinin në vete ca hajvanë që mbahen për Fan Nolë a Faik Konicë, të cilëve, përkundrazi, u është zgjatur llapa me mijra kilometra.
I njëjti tmerr në Kosovë ku me kalimin e viteve hajdutët injorantë të vetquajtur “çlirimtarë” do duhej të zëvendësoheshin nga të moralshëm të shkolluar, çka nuk po ndodh aspak.
O Zot ça na ka gjet. Të gjitha dhe të gjithë u bënë si kanë qënë.
/afp.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix3 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix3 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix3 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix3 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar3 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook