Lidhu me ne

Aktualitet

Pse u konsumove kaq shpejt o Ed Rama!

Nga Artur Zheji 

Isha një nga ata gazetarë që mendoja se Edi Rama kryeministër, do të dinte të bënte gjëra të bukura, të rëndësishme dhe alternative në shëndet të Shqipërisë. Si një person i kulturuar, ambicioz dhe shumë i shpërblyer nga jeta, që ai ishte dhe është. Sepse ka rëndësi kur je i shpërblyer nga jeta, 3 herë kryetar bashkie i Tiranës.

Kryetar i Partisë më të madhe të Shqipërisë. Aspak i varfër, aspak i refuzuar dhe shumë, po shumë i përkëdhelur nga jeta dhe sidomos nga shqiptarët, qofshin poshtë dhe qofshin lartë në shtresat shoqërore.

Ju dha mundësia e rrallë në vitin 2013, që të ishte në krye të një Super Shumicë qeverisëse, me numrat dhe mundësitë për të bërë Reforma të Vërteta për Shqipërinë që e përkëdheli me kaq poste, me kaq luks dhe me kaq besim të tepruar.

Praktikisht ai, mbas Sali Berishës ka patur më shumë ofiqe dhe pushtet, më shumë se askush tjetër. Ministër Kulture, 3 herë Kryetar i bashkisë së Tiranës, Lider i opozitës, Kryeministër.

Mirëpo gjithë këto shanse, gjithë këto pushtete dhe mundësira, nuk i mjaftuan për të qenë një burrë shteti modest, për tu shndërruar në një pikë referimi të një Poli Pozitiv. Për ti vënë fre abuzimeve dhe teprimeve, për të ndihmuar këtë popull që të bëjë një hop të Ri, edhe për të bërë një Shtet modern, për të goditur korrupsionin dhe zullumet dhe për të hapur horizonte të reja dhe perspektiva të reja, që shqiptarët meritojnë.

Por Rama, u mbyll në qerthullin e një Kupole të Fortësh dhe super të pasurish.

Ai u bë praktikisht Kryeministri i të pasurve dhe një përbuzës i popullit të vet të varfër, provincial e të pashkolluar, hera herës hileqar dhe të pa bythë, por sidoqoftë Populli yt mor derëziu kryeministër i Oligarkëve, të pajisur vetëm me talentin e madh për të vjedhur dhe grabitur dhe kaq!

U bëre Prijësi dhe Skllavi i këtyre Oligarkëve dhe shpërndave Koncesione e para, duke futur dorën pa teklif në xhepat e të gjithëve, si të ishin xhepat e tu dhe jo xhepat e këtij populli që ti, dukshëm nuk e do, përveç rasteve kur bën teatër të keq përpara kamerave televizive.

Dhe u konsumove kaq shpejt, duke bërë pazare dhe duke blerë biznesmenët e ish Pushtetit dhe duke fryrë në para shërbëtorët e tu, saqë sot, Sheshet e Tiranës u mbushën me Opozitarë, të prirë nga PD, një parti që ende nuk ka bërë një katharsis të vërtetë të mëkateve të saja, por që mëkatet e tua dhe mëkatarët që ke mbledhur në stanin tënd komandues e që të kanë zgjedhur KryeÇoban, e shndërruan sot në një alternativë politike të besueshme.

Sepse gënjeshtrat e tua të talentuara nga ana letrare dhe frazeologjike, nuk e mbulojnë dot, me magjinë e batutave, vargun e pafund të Dështimeve të tua dhe sidomos përdorimin e shëmtuar të një Peshoreje të Dyfishtë, një Peshore të ashpër për të Varfërit dhe të Dobëtit dhe një tjetër Peshore pazaresh ndaj të Fortëve.

Burgose në emër të Shtetit dhe Shtetformimit të rremë, fukarenj që nuk paguan apo vodhën energjinë dhe evaduan ca pak lekë dhe miliona eurot që ua mblodhe popullit me kamxhik, burg dhe policë, ja dhurove në pjatanca argjendi si një servil pa personalitet, Oligarkëve të vjetër e të rinj, që rekrutove në shpurën tënde.

Këtë mekanizëm nuk e fshehe dot! Dhe kjo e përmbyti sot Tiranën me njerëz të revoltuar, që ndoqën pas, përsëri Partinë Demokratike, që ti e rilinde me super zullumet e tua.

Ata janë sot në Tiranë, për të të hequr nga pushteti dhe për të të vënë në skrivaninë kryeministrore, faturën e kripur të mëkateve të tua që duhet të paguash, o kryeministër dritëshkurtër, egoist dhe në fund të fundit, fare mendjelehtë dhe fluturak, për të mos thënë diçka më të kripur.

Tani mblidhi të fortët dhe bazhibozukët që bëre me super para dhe kërkoju ndihmë, nëse nuk ju ke marrë pjesën. Por sidoqë të jetë edhe ata, kur shohin popullin në rrugë, të lenë shëndenë të parët.

Po se çdo të ndodhë me ty, nuk është më puna ime.

/360grade.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar11 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix15 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix15 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix15 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet15 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal15 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook