Kioske
Kukulla përgjuese
Autoritetet Gjermane iu kanë kërkuar prindërve të shkatërrojnë një kukull të quajtur Cayla sepse teknologjia e saj mund të përdoret për të përgjuar. Paralajmërimi vjen nga Agjencia Federale e Rrjeteve, Bundesnetzagentur, e cila mbikëqyr tregun e telekomunikacionit. Hulumtuesit thanë se hakerat mund të përdorin një lidhje të pasigurtë “Bluetooth” për të përgjuar dhe për të komunikuar me fëmijën i cili mund të jetë duke luajtur me të. Prodhuesi “Genesis Toys” nuk ka komentuar vendimin e autoriteteve. Autoritetet Gjermane reaguan menjëherë pasi një student i Universitetit “Saarland” kishte ngritur pikëpyetje mbi sigurinë që ofronte “My Friend Cayla”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu