Lidhu me ne

Temporal

Lere facebookun por protesto

besiiiiNga – Besmir Semanaj

Ankohen, qahen, shajnë, denoncojnë, dënojnë, bëjnë moral, japin mend, ngrijnë zërin me germa kapitale, shpërndajnë, pëlqejnë.

Po pastaj?

Pas te gjitha këtyre nëse nuk ju mbaron bateria, nëse komshiu nuk ka fikur Wi-Fi qe nga padituria e ka pa kod sigurie, nëse paketa e internetit ka aq sa për te komunikuar ne whats up. Dalin nga facebook, instagram, twitter dhe flenë gjumë.

Flenë qe telefoni te karikohet, komshiu te zgjohet, babai ti dërgoje një rimbushje te re, miku virtual qe kish harruar te beje like te kujtohet ne mëngjes ne mënyre qe kauza te quhet e përmbushur dhe te mburret me arritjet e gishtave qe nuk pushojnë asnjëherë duke shtypur ekranin e sheshte me drite te paket qe mos te konsumoje bateri.

E kam për ty miku im qe je i mbushur me mllef, e kam për veten time qe gjen ngushëllim nga sasia e pëlqimeve qe te ledhatojnë  egon personale te atij zëri te vakte pas një teknologjie qe nuk i mban dot hapin.
Zgjohu, jo nga gjumi për nga plogështia e te përditshmes, lëviz, behu aktiv, dil bërtit, ngrije zërin, ngrije zërin qe te dëgjojë dhe komshiu 60 vjeçar qe nuk ka Facebook, të të dëgjoj ai që po të shkel çdo te drejtë me këmbë, që po të grabit çdo dite, që po të vret shpresën, të ardhmen, qe të ka futur friken deri në palcë.

Dil e ngrije zërin për të drejtat e tua, ta kuptojë ai që është sot dhe ai që do vije nesër. Shqipëria do behet. Do e bëjnë Shqiptarët. Nuk do bëhet nga Facebbok por nga rruga e demokracisë që prindërit tanë e hapen me aq mund dhe vuajtje.

Ngrihu, lëviz, shkunde veten, nuk je vetëm, jemi të gjithë së bashku në rrugën e së drejtës, në rrugën e drejtësisë dhe ndryshimit. Ato që shkruan, shpërndanë  dil dhe thuaji aty ku do të dëgjojë i madh dhe i vogël, aty ku fjala jote do marrë kuptim.

Jo, nuk do të them më dil, por hajde, hajde shkojmë bashkë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook