Lidhu me ne

Aktualitet

Këtu ka tradhëti burra!  

Tonet patriotike të Edi Ramës jo gjithmonë nënkuptojnë disponimin e tij për të zgjidhur çështjet e ashtuquajtura kombëtare. Viktima e radhës është Shpëtim Idrizi dhe çështja çame. Kryeministri që nuk i kursen shfaqjet  sipas axhendave nacionaliste që promovon në kuadër të devizës “zero probleme me fqinjët”, duket se ka bërë një hap mbrapa në raport me Greqinë, me të cilën ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet qëkurse ka ardhur në pushtet.
Nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është bërë publike një kopje e procesverbalit me dyer të mbyllura që u mbajt me datë të datës 26 janar 2017. http://www.panorama.com.al/ceshtja-came-rrezikon-koalicionin-ps-pdiu-idr…
Nga ky takim kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi ka dalë kundër kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke i thënë që të heqë dorë nga kërkesa për hetim në Parlament për çështjen çame. Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura,  ka degjenuar deri aty sa Ruçi të ketë akuzuar Idrizin se “po tallet me çështjen çame”.
Ndërsa nga ana tjetër kreu i PDIU-së, në replikën e tij ka thënë se “e kuptova që edhe këtu paska njerëz që kanë hall mos iu mërzitet Greqia” dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja. Kundër ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për çështjen çame janë shprehur edhe kryetari socialist i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, si edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Pavarësisht këtyre zhvilimeve kryeministri Edi Rama, e ka vazhduar axhendën e tij patriotike. Ai ishte në Kosovë për ceremonitë kremtuese të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku zhvilloi homazhe në vendprehjen e Presidentit Ibrahim Rugova dhe vendosi një kurorë me lule në respekt e mirënjohje ndaj Presidentit të parë të Kosovës.   Rama iu drejtua më pas Prekazit, ku zhvilloi homazhe në varrezat e dëshmorëve të luftës. Kryeministri vuri buqeta me lule në vendprehjen e heroit të Kosovës, Adem Jasharit, me mirënjohjen përjetë luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar11 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix15 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix15 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix15 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet15 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal15 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske16 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore16 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook