Aktualitet
Basha për protestën
Postimi i Bashës në rrjetet sociale:
Protesta e nesërme është bashkimi më i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studentë, gjimnazistë dhe intelektualë, njerëz të artit, kulturës e sportit, të papunë e sipërmarrës, fermerë dhe punëtorë.
Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj.
Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu