Lidhu me ne

Aktualitet

Sa herë është rrahur Erion Braçe?


erion_brace_rrahje_ne _kohe

Nuk është hera e parë që deputeti Erion Braçe rrihet. Ne në tiranapost.al bëmë disa kërkime dhe gjetëm foto e video që tregojnë se sa herë është rrahur e dhunuar deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili edhe sot ‘e hëngri’ një shpullë nga deputeti i PD-së Flamur Noka.

Rasti më i famshëm që shumë persona e mbajnë mend është ai i 26 Majit të vitit 1996 (kur President ishte Sali Berisha), deputeti i PS-së Eiron Braçe u rrah së bashku me shumë opozitarë të tjerë në sheshet e Tiranës nga policia dhe SHIK-u.

Erjon Braçe, asokohe përfaqësonte në parlament votuesit e Beratit, Kuçovës, Poliçanit dhe Skraparit.
Vite më vonë Braçe postoi këtë foto në rrjetet sociale.

erion brace1

Më vonë rreth viteve ‘98-99, thuhet se Erion Braçes ju vendos një bombë në makinën e tij. Kaq dimë për këtë ngjarje, nuk dimë arsyet përse.
Rrahja e radhës për Erion Braçen ishte para 4 vitesh, kur mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ka degjeneruar në sharje dhe përdorim të dhunës fizike. Deputetet Erjon Braçe dhe Flamur Noka kanë shkëmbyer ofendime midis njeri-tjetrit duke degjeneruar edhe në goditje çka ka detyruar kryetarin Spaho të ndërpresë mbledhjen disa herë për qetësimin e situatës. Sherri ka arritur kulmin kur deputeti Noka ka goditur me shkelm kolegun e tij Braçe në korridorin në dalje të sallës ku zhvillohej komisioni.

Më pas në Prill të vitit 2016 tre deputetë të opozitës dhe një i mazhorancës u përjashtuan për pesë ditë nga Kuvendi. Erjon Braçe, Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta janë dënuar për shkak të fjalorit të rëndë e fyes si dhe veprimeve gjatë seancës së shkuar parlamentare, e cila u ndërpre për shkak të grindjes mes këtyre deputetëve. Në këtë rast deputetët Edi Paloka dhe Roland Keta janë ngritur nga vendet e tyre dhe janë drejtuar drejt foltores për të sulmuar dhe dhunuar deputetin Erion Braçe.

Ndërsa e fundit ishte sot, kur deputeti i PD-së u ngrit nga karrigia e tij dhe qëlloi deputetin Braçe. Burime për tiranapost.al thanë se sherri Braçe-Noka nuk ka filluar dje por i ka rrënjët në shumë debate të tjera të bëra në komisionet parmalentare por edhe në sallën e Parlamentit. Deputetët kanë shkëmbyer fyerje me njëri-tjetrin në mënyrë të vazhdueshëm që kur Noka është emëruar anëtar i Komisionit të Ekonomisë. Pak muaj më parë në një debat të ngjashëm në këtë Komision Noka i drejtohet Braçes duke i thënë ‘të kap prej veshësh dhe të nxjerr përjashta’. Kjo solli edhe reagimin e Braçes: ‘Deri më sot nuk më ka prekur njeri me dorë, kush guxon të më preke duhet të bëjë hesap kokën’. Edhe ditën e shtunë kur Komisioni i Ekonomisë zhvilloi mbledhjen e tij jashtë radhe dy deputetët janë konfliktuar me njëri-tjetrin por nuk kanë arritur deri në goditje. Deputeti Flamur Noka kërkoi prej deputetit Brace sqarime për disa ofendime që ky i fundit i kishte bërë atij duke e quajtur skuth. Me gjithë tonet e ashpra të dy deputetëve Brace dhe Noka të shtunën situata nuk arriti deri në përplasje fizike./Tiranapost

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar11 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix15 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix15 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix15 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet15 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal15 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook