Lidhu me ne

Kryesore

Nuk na ndalojnë Bibat e Bubat e Rilindjes

blushi2Partia e Ben Blushit nuk mund të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e ardhshme. Të paktën momentalisht.

 

KQZ­ja ka bërë një udhëzim për partitë e reja, çka duket sikur është bërë posaçërisht kundër LIBRA­s, raporton Panorama.

Sipas nenit 68 pika 2 të Kodit Zgjedhor, duhen të mbledhin 5000 firma vetëm partitë që nuk kane një mandat në Kuvend 6 muajt e fundit.

Çdo parti që ka të paktën dy mandate të paktën 6 muajt e fundit në Kuvend para zgjedhjeve, ka të drejtë të regjistrohet pa mbledhur 5 mijë firma.

Një kriter të tillë e plotëson edhe LIBRA me Hafizin dhe Blushin.

Mirëpo KQZ ka nxjerrë një udhëzim tjetër për këtë çështje. Kështu, sipas udhëzimit të ri, LIBRA duhet të paraqesë në KQZ një vërtetim mandati për dy deputetët, të cilët duhet të kenë qenë në parlament të paktën 6 muajt e fundit që nga data e paraqitjes së kërkesës në KQZ.

Këtë kusht LIBRA nuk e plotëson, ndaj Blushi duhet të mbledhë firmat për t’u regjistruar në KQZ.

Pas këtij lajmi reagoi edhe Ben Blushi.

“Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti, e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të regjistrohet në zgjedhje. LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori, por 28 prilli. Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA. Kjo është njëlloj sikur 1 qershorin ta bësh 1 prill me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ, por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me çdo kusht dhe me çdo çmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!” shkruan Blushi në FB.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore21 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar22 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix22 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar22 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar22 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook