Lidhu me ne

Gatime

Katër rastet kur nuk duhet të pini kurrë kafe

Katër rastet kur nuk duhet të pini kurrë kafe

Mos na keqkuptoni: Ne e duam kafen! E dimë që është provuar shkencërisht se kafja të zgjat jetën. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo pije nuk shërben vetëm për t’u zgjuar nga gjumi, por ul edhe rrezikun për t’u prekur nga kanceri, demenca, sëmundjet e zemrës, përshpejton metabolizmin etj.

Por, të njëjtat studime sugjerojnë se duhet ta shmangni kafen (ose të paktën ta kufizoni) në raste të caktuara, për të shmangur efektet anësore, duke filluar nga ankthi deri tek rreziku për zhvillimin e kancerit shkruan Shendeti.

Ja 4 rastet kur nuk duhet ta pini kafen:

1. Nëse është shumë e nxehtë

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë.

Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë celsius.
Prandaj, tregohuni të durueshëm! Mos ep ini asnjëherë kafen sapo të hiqet nga zjarri, por lëreni pak të ftohet.

2. Ju zë ankthi

Nëse ndiheni pak si në ankth sapo pini kafe, duhet të fajësoni këtë të fundit. Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit.

Në këtë rast e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga depresioni.
Për të minimizuar influencën e kafeinës, përpiquni mos ta teproni me kafen dhe mos pini kafe 6 orë para gjumit.

3. Kur je duke “ngordhur” për gjumë

Kafja mund të duket një zgjidhje shumë e mirë nëse do ta gdhish mëngjesin, në rast të kundërt jo. Përpiquni mos të pini kafe para se të flini, pasi është e sigurt se nuk do t’ju zërë gjumi.
Nëse nuk do të flini të paktën 7 orë në natë, do të fillojnë të shfaqen probleme në shëndet.

4. Mos pini kafe që pa gdhirë

Konsumimi i kafes që pa gdhirë nuk do t’ju shtojë aspak nivelet e energjisë. Kjo sepse në orët e para të zgjimit, nivelet e hormonit kortizol të stresit janë në kulmin e tyre, dhe ju japin një rritje normale të energjisë.

Prandaj shumë ekspertë bien dakord që kafen e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit kanë filluar të bien. Individët që e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll gjendje si tensioni i lartë i gjakut, diabeti, refluksi gastroezofageal duhet të kenë kujdes me sasinë e kafes që pinë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook