Lidhu me ne

Aktualitet

Qosja ka fillu me lajthit…

Rexhep Qosja ka dhënë një intervistë për emisionin “Dritare” në Vizion Plus.  Ai ka folur për një sërë çështjesh duke dhënë ato vlerësime që janë të njohura tashmë. Qosja ka vlerësim thuajse maksimal për Edi Ramën, që sipas tij ka dëshirë për modernizimin e Shqipërisë. Në listën e vërejtjeve akademiku kosovar rendit ndërhyrjen e Ramës në çështjet fetare, duke tërhequr vëmendjen në një aspekt delikat të jetës publike shqiptare. Thotë Qosja:

Shqipëria dhe Kosova janë shtete laike, feja është e ndarë prej shtetit, ne nuk kemi të drejtë dhe nuk duhet t’i lejojmë vetes tani të flasim në një mënyrë që lejon të mendohet se po favorizohet kjo apo ajo fe, politikanët nuk duhet të merren me çështje fetare…Fjala vjen, Kryeministri i Shqipërisë foli për ish-Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të cilin tha se ka ndërruar fenë. Kjo nuk mund të dëshmohet dhe mendoj se nuk bëri mirë që e tha sepse tingëlloi si propagandë. Derisa familja e tij nuk e ka deklaruar këtë e kurrkush nuk e di përpos familjes së tij, fëmijët e bashkëshortja nuk e kanë deklaruar nëse e kanë ndërruar apo jo fenë dhe ne të tjerët nuk kemi asnjë të drejtë të japim mendime për atë çështje. Prandaj mendoj se Kryeministri i Shqipërisë nuk është dashur dhe nuk duhet të futet aq lehtë në çështje fetare. 

Tjetër, Papa Françesku është një figurë e madhe fetare, morale, etike dhe figurë e madhe po shihet edhe në politikë. Sot mund të jetë figura më e madhe në botë me ndikim etik. Ai është një figurë për të cilin nuk e di a ka kush që nuk ka simpati dhe përkushtim të përgjithshëm ndaj tij. Unë kam shumë përkushtim ndaj asaj figure fetare, etike dhe politike, për fjalët e tij, për ndikimin e tij në botë, por nuk e quaj të arsyeshme ngritjen e shtatores së Papës në një shtet laik. Këto gjëra nuk ndodhin as në Evropë apo shumë rrallë mund të ketë ndodhur. Unë nuk e quaj të arsyeshme këtë dhe nuk e quaj të arsyeshme sepse, e para, Shqipëria është shtet laik dhe nuk duhet t’i japim kuptime fetare dhe e dyta, jemi popull me tri fe dhe duhet të kemi kujdes për harmoninë shumëshekullore të vazhdueshme dhe që dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojë kështu.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar10 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet15 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal15 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook