Lidhu me ne

Aktualitet

Burrnesha e shtetit!  

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka i është drejtuar me një letër Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ku i kërkon arrestimin në flagrancë të deputetit Edmond Spaho, njëherësh nënkryetar i Parlamentit dhe kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen CEZ.

Një tagër në fakt që në këtë shtet e ka vetëm Prokuroria, e megjithatë zyrtarja që mbrojti shtetin shqiptar në çështjen CEZ e ushtron me firmë dhe me vulë. Ajo thotë në letrën drejtuar shefit të Policisë së Tiranës se refuzon të dëshmojë në Komisionin Hetimor, pasi disa anëtarë janë në konflikt të hapur  interesi me institucionin që ajo drejton.

Për shkak të rrezikshmërisë së theksuar të shtetasit Edmond Spaho të merren masa urgjente për ndërprerjene  veprimeve të dhunës nga ky shtetas, duke kryer arrestimin në flagrancë të tij-shkruan Hiçka në shkresën drejtuar policisë.

Një rast analog me atë të Shkëlzen Berishës, i cili po ashtu nuk pranon të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Drejtuar nga Taulant Balla, por gjithsesi nuk ka refuzuar të paraqitet në komision.Po sot, Partia Demokratike e ka konsideruar  lajthitje kërkesën e Avokates së Shtetit për arrestimin e nënkryetarit të parlamentit Edmond Spaho.

Në një njoftim zyrtar selia blu shprehet se letra dërguar policisë është shprehje e rënies së çdo standardi, prova e arrogancës, e qendrimit mbi ligjin dhe delirit të qeverisë. Edhe selia e PD, por dhe media të ndryshme janë shprehur se është vetë Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka që është në konflikt interesi të paktën me çëhtjen CEZ, duke publikuar faktin që ndërkohë që ajo ishte në krye të palës mbrojtëse të shtetit shqiptar avokati i kompanisë çeke CEZ ishte vetë bashkëshorti i znj Hicka. Partia Demokratike do të depozitojë në prokurori kallëzim penal për avokaten Shtetit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar10 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet15 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal15 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook