Lidhu me ne

Aktualitet

Fle mirë. Fle afro 7 – 8 orë natën

Intervistë me Blendi Fevziun

Ti që vazhdimisht pyet, a e ke problem të përgjigjesh?

B.F. Në asnjë rast. Përgjigjia më jep po aq kënaqësi sa edhe pyetja. Madje mund te jem nga të paktët njerëz që kënaqësinë e ndaj në dysh në këtë rast. Dhe në mënyrë të barabartë mes pyetjes dhe përgjigjes.

 

Gjithë kohën në këmbë, gjithë kohën në lëvizje, ku e gjen gjithatë energji, sa orë gjumë fle, çfarë ha, çfarë pi?

B.F. Besoj se kam qenë gjithnjë energjik. Por po ashtu besoj se energjia motivohet nga pasioni për punën që bëj. Nga sfida e përditshme, nga gara, nga ideja që të tjerët të ndjekin dhe ti duhet të jesh së paku në pritshmërinë e tyre. Po të rrëfej një sekret. Të enjten deri në orën 17:00 kishim në plan një përballje të Ben Blushit me gazetarë. Pastaj ndodhi grabitja e Rinasit dhe ndërruam temë. Në vetëm 4 orë dolëm në transmetim me 7 të ftuar të rinj dhe 14 kronika të plota. Në fund vëmendja ishte maksimale.
Fle mirë. Fle afro 7 – 8 orë natën. Por me orarë të ndryshme nga shumica e njerëzve. Bie të fle rreth orës 02:30 të natës dhe zgjohem në 10:00 të mëngjesig. Në 11:00 dal dhe gjithë dita është punë.
Ha në zyrë zakonisht. Ha gjithnjë në të njëjtën orë dhe kryesisht shumë lehtë. Kjo nuk do thotë që s’e ruaj ende dashurinë time të pakufi për byrekun.

 

Më ka mbetur në mendje biseda jote me Isuf Vrionin. Besoj se është komunikimi me nivelin më të lartë bërë ndonjëherë në televizionet shqiptare. Cilën kujton si më të mirën bisedë apo intervistë?

B.F. Ajo me Jusuf Vrionin e vitit 2000 është padyshim ndër më të mirat. Vrioni ndërroi jetë një vit më pas dhe bashkë me të, Shqiperia humbi intelektualin e fundit ekselent që bashkonte dy kohë. Shqiperinë e dikurshme me Shqiperinë e re. Midis këtyre të dyjave qëndronte si një hon ose një varr Shqipëria komuniste. Ajo që vetëm mund të nëmej.
Të rëndësishme dhe shumë interesante konsideroj disa intervista me Kadarenë dhe padyshim ajo me Geraldinën e Shqiperisë.

 

Pse tranzicioni ynë nga një pritshmëri e ethëshme për të qënë një vullkan idealizmi u shndrrua në një oqean hajdutllëku?
B.F. Sepse ndoqi traditën më klasike të zhvillimit të brendshëm. Atë traditë që katragjyshi im e kishe përmbledhur më disa fjalë në faqen e brendshme të koleksionit të revistës Dituria të Lumo Skëndos: punët e mira i nisin idealistët, i marrin në dorë kriminelet dhe i shfrytëzojnë hajdutët.
E ka shkruajtur këtë në 1909 me alfabetin e Manastirit. 108 vjet më pas mbetet njësoj.

 

A jemi vend që mbijeton kryesisht me pare droge dhe trafiku në duar mafjozësh dhe banditësh?

B.F. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Por kam vetëm një keqardhje. Po bëhet gjithnjë e më keq. Dikur në Parlament hyje nëse ishe njeri i ditur dhe i shkolluar. Sot kryesisht hyn nëse ke dhënë prova që ke probleme me ligjin.

 

Tani që anembanë Shqipërisë jo vetëm e mbjellin dhe e trafikojnë por edhe e tymosin, ta merr mendja se hashashi do shkulet ndonjëherë nga viset tona?

B.F. Ka pasur shumë gjëra që ngjanin të pashkulshme në viset tona, historikisht. Pastaj janë shkulur me gjithë rrënjë. Pëe shembull dashuria për Bashkimin Sovjetik dhe këngët ruse sot nuk ekzistojnë më. U shkul Marksi me Engelsin, Madje morën me vete edhe Lenin e Stalinin. Besoj se shkulet, por para se të ndodhë kjo, do shkulë edhe shumë vlera të këtij vendi. Por këto janë gjëra që kështu ndodhin dhe s’ke ç’u bën.

 

Lidhur me Reformën në Drejtësi, sa larg jemi kur, ta zemë, një prokuror i Pukës apo Leskovikut, do mund të padisi cilindo shtetas, ministër, Kryeministër?

B.F. Mua më duket ende ëndërr. Po shihja Apelin federal të San Franciskos që bllokoi urdhërin ekzekutiv të Trampit për ndalimin e qytetarëve nga 7 shtete për të hyrë në Amerikë. Kjo tek ne nuk do ndodhë edhe për shumë kohë. Kur të ndodhë, gjërat do jenë shumë ndryshe.

 

Pse “elitat” e banditëve tanë lëvizin, ndryshojnë, ndërsa elitat intelektuale jo ? Sepse nuk ekzistojnë ? Ekzistojnë por nuk u besojmë ? Apo sepse ekzistojnë dhe u besojmë, por me këtë thurje socio-institucionale që kemi, nuk mundemi t’i vemë të bëjnë punën që u përket?

B.F. Nuk e di a kemi elita intelektuale të mirëfillta, por edhe nëse kemi janë të pandjeshme dhe të trembura. Vijojnë ende të dominojnë elitat fallco të pompuara sipas një hierarkie ideologjike në vitet e kumunizmit. Elitat e reja janë ende mosbesuese. Por edhe një gjë, i kemi shumë të izoluara. Nuk kemi elita që nderveprojnë; elita që japin e marrin me perëndimin, që botojnë në nivele ndërkombëtare dhe janë pjesë e këtij debati. Kemi elita, që sic tallej Noli në përkthimin e tij të Don Kishotit janë edukuar në Universitetin e Rrogozhinës dhe debat intelektual nuk i kalon kufijtë e atij vetë. Nëse nuk do ta thyejmë izolimin tonë intelektual, nëse nuk do bëhemi pjesë e elitave botërore, ky diskutim është i vdekur.

 

Si po të duket www.ypi.al ?

B.F. Po aq fun, po aq antikonformist, po aq provokativ sa edhe botuesi i tij.

 

Intervistoi Edison Ypi

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook