Lidhu me ne

Kryesore

MARRIN VOTAT E PERIFERISË, POR JETOJNË NË BLLOK. 66% E DEPUTETËVE BANORË NË TIRANË (FOTO)  

Marrin votat e periferisë, por jetojnë në Bllok. 66% e deputetëve banorë në Tiranë (FOTO)

Parlament i Shqiperise apo i “bllokut” te Tiranes?

Janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët nga Vermoshi, Hasi, Bilishti deri në Konispol, dhe për ironi, deputetët që përfaqësojnë Vermoshin, Hasin, Bilishtin dhe Konispolin, ashtu si shumica e deputetëve të tjerë të rretheve….banojnë në Tiranë. Jo pak, por 92 nga 140 deputetët, ose rreth 66% e parlamentit (dy të tretat). Të dhënat banohen në atë çfarë vetë deputetët kanë deklaruar, pasi 11 deputetë të tjerë kanë deklaruar si adresë banesa jashtë Tiranës, por që de facto, sipas të dhënave lehtësisht të verifikueshme kanë biznese ose janë banorë në Tiranë.

A mund të përfaqësojnë zgjedhësit ata që nuk banojnë me zgjedhësit dhe tek zgjedhësit? A mund të përfaqësojnë e mbrojnë interesat lokalë të zonës zgjedhore ata që de facto janë turistë periodikë në atë zonë? A mund të jenë “të përzgjedhurit” e duhur të rretheve ata që nuk paguajnë taksa në zonën ku janë zgjedhur, nuk i dërgojnë fëmijët në shkollat e zonës ku janë zgjedhur, nuk vizitohen në spitalet ku vizitohen zgjedhësit e zonës ku janë zgjedhur..? A mund të kemi demokraci vetëm nga lart (nga Tirana) dhe sa përfaqësuese është një elitë politike që delegohet në periferi vetëm 30 ditët e fushatës elektorale për të marrë një mandat parlamentar? A nuk është kjo një reminishencë e Bllokut Komunist, ku të përzgjedhurit e Udhëheqësit banonin në luksin e Tiranës dhe drejtonin Shqipërinë e izoluar e të varfër? A mund të aplikojmë modelin klasik të senateve sipas të cilëve, ka lidhje të detyrueshme midis mandatit të senatorëve dhe zonës zgjedhore? A kanë vlerë dhe peshë në vendimmarrje e përfaqësim degët lokale të partive? Për më tepër, nëse periferia nuk ka politikanë karriere të aftë e të përshtatshëm për të zgjedhur deputetë, përse praktika e emërimeve nga qendra (Tirana) ka çuar në rritjen e “të fortëve” në parlament në emër të zonave të periferisë, kryesisht njerëz me të shkuar kriminale ose individë me karrierë policie e biznesi?

Janë disa nga pyetjet që duhet të marrin vëmendje dhe vlerë, në një sistem dukshëm jo-përfaqësues dhe problematik, siç është sistemi aktual parlamentar e partiak. Instituti i Studimeve Politike, mbështetur nga FES, është duke monitoruar parlamentin, dhe pjesë e analizës do jenë të dhëna që lidhen me përfaqësimin zonal, përfaqësimin gjinor, fetar dhe social, me raportet midis deputetëve e zonave të tyre zgjedhore, me ndryshimet e zonave gjatë viteve dhe me aspekte të tjera, – të cilat, vlejnë për ta njohur e shpjeguar më horizontalisht nivelin dhe cilësinë e legjitimitetit të “tempullit të demokracisë” siç këta tanët, e quajnë vendin ku mblidhen për të përfaqësuar partinë, shefin, klientelën, miqtë, interesat (kryesisht të veta), dhe në fund edhe interesat e zgjedhësve e të vendit!

rt4346336tuyrhyjj.jpg

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix3 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport4 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix4 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook