Letersi
Poezi nga Xhevahir Spahiu- Rreziku
Xhevahir Spahiu – Rreziku
Pa pikë pezmi vdes qysh nesër
po fundja fatit pse t’ia prish
Pushtoma shpirtin, verë e vjetër,
më lidh me pranga perëndish.
Shkëlqen parajsa përmatanë,
s’ka ferr e terr e tmerr pa fre,
se nga të gjithë që shkuan e vanë
asnje s’u kthye prapë mbi dhe
Por çfarë mërzie e përzishme
rrafshirë e botës n’amëshim!
Pa pabesi të befasishme,
pa një përplasje, një tundim
M’u ndiz në deje zjarr i parë,
me prush e afsh me përkedhel.
Një mijë demonë ta heqin zvarrë,
i zmbraps ky dufi yt rrebel!
Me yjet flet kur pret vetëm
Në ferrparajsa gjithësish.
Plugoma shpirtin, verë e vjetër,
të thyej pranga perëndish.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu