Letersi
Poezi nga Ismail Kadare – MALL
Poezi nga Ismail Kadare
MALL
Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot per dreq:
“Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç”.
Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s’po zgjohemi valle?…
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall
Ky Dimer
C’i gjate ish ky dimer, c’i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s’ngjallet dot.
Apo si ai q’u dergj nga nje lengate e gjate.
S’do mekembet kurre ashtu sic qe?
C’i gjate ish ky dimer, c’i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s’i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.
C’i gjate ish ky dimer, c’i pashprese ish.
Kinezet qe s’duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s’kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q’ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh
Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje.
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?
C’i gjate ish ky dimer, c’i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s’ka nen dhe?
C’i gjate ish ky dimer, c’i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.
Kristal
Ka kohe qe s’shihemi dhe ndiej
Si te harroj un’ dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht’ e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s’te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall’ prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s’gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t’ ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s’ish harrim.
Malli i Shqiperise
Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares “Partizani” qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s’kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s’do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t’eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
Pa ty
Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C’te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.
Nga “Perse mendohen keto male”
Varri
Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.
Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti ’40.
Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.
I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt,
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.
Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.
Koha e pamjaftueshme
S’kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t’me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.
Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s’mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s’e le kurrsesi.
I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t’ju bej te gjitheve e do ik.
Laokoonti
Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot
Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.
Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m’i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.
Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s’eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?
Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.
Po s’nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.
Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s’me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.
O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.
Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.
Ne mbledhje te gjate “pro” dhe “kundra” kalit,
une “kundra”, kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.
C’perralla kalamajsh, c’trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t’i mbrapsja me nje shkelm.
Po c’ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.
Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.
Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s’do te ma falnin perjete.
Me ne fund “vije e bute” fitoi mbi te “ashpren”,
dhe ne “kokefortet” na vune ne arrest.
Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.
Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.
Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c’ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.
Tre mije vjet…Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.
Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.
C’ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.
Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.
T’i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.
Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s’depertoni dot deri ne gjoksin tim?
Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.
Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.
Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.
Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.
Ashtu si ahere…
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,
ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t’ia bej “krak”
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.
Kercenimi
Shtat’qind vjet kam per t’i djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.
Erdh’ pas tij i nenti, i dhjeti rredhazi.
Sa ngadale ne epos mllefi del…
Shtat’qind vjet kam per t’i djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.
DIMRI
Dhe vjeshta i shkoi “fletet e saj”
i vertit era,i perpjek
dimri si perandor kinez
ngjyren e verdhe kudo e ndjek.
Dhe keto re qe tani vijne
ndryshe nga rete e gjertanishme
te shkreta jane pa vetetima
porsi djerina te merzitshme.
Vecse nen to qyteti zien
me drita,zhurma dhe trafik
dhe floket e tymta te uzinave
mbi supe i bien madherisht.
Ja horizonti i bardhe i dimrit
perballe peisazhit qe leviz
harxhon te fundmen vetetime
si reporteri te fundit blic.
IKJA E MOISI GOLEMIT
Kjo ruga perdridhet
si gjarper i zi
per ku po vrapon
gjeneral Moisi?
Pelerinen era
ta ngre me tallaz
gjeneral Moisi
pluhur shume le pas.
Kali perpin udhet
muzgu bie ngadal
pse te dridhet freri
dores gjeneral?
Leshrat gjithe pluhur
te godasin syte
mbi boshllek te tyre
balli i ftohte i yt.
Nata zbret mbi udhet
larg zjare cobenjsh
gjeneral Moisi
perse shpaten zhvesh?
Udha eshte e gjate
tutje teri nxin
i ndergjegjes troku
prapa oshetin.
Larg dy-tre shkendija
patkoi shkrepetit
ndan udhes se madhe
ndergjegja jep shpirt
Moisi ndergjegjes
valle si i re?
Ajo ngrihet,bie
mbytur gjak perdhe.
Nata eshte e shkrete
troku naten mbush
vec ndergjegjes sate
prapa s’te ndjek kush
Ne kalldreme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemeve
Gjeneral Moj-Zi.
DITE VJESHTE
Autobuzet urbane nga periferite
drejt qendres mbi xhama bien brymen
vjeshta si luaneshe krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
Te vitrinat,tek xhamat e kafeve
kalimtare te shumte ka
ne reflekset e flokeve te tua
nje nuance e kuqeremte ra.
prane diteve te tua te bardhe
kalova sot rastesisht
ti u trembe…une ujk nuk jam
po as dele nuk jam natyrisht.
Po ti eja andej te shkojme
pa i perfillur fjalet e botes
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje qe s’jane ne fokus
Ne autobuzet urbane eja
te kalojme periferive mebryme
te shohim se si vjeshta krifeverdhe
ruan ditet e fundit nga dimri.
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981
E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.
Keshtu e preket historine
Mbi supe e bartet JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesuat
Ne duar i ndjete befasisht.
Dhe pate se nuk ish larg mesjeta
S’qe larg dhe vec ne endra s’qe
Dh’u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane,fisnike
Me korektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
Ju shtypen si ne Monarki.
Por koha kurre s’vjen pergjysem
Nat e masakres vetem s’mbrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arin.
S’kish deshmitare,TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mbriu.
Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n’histori u kthyet vete.
VALLJA SHQIPTARE
Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti
Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind,vallja u shpall
kemba sinjale i jep tokes
dhe dora qiellit i jep lajm
Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe
prilli persiper i hedh lule
dhjetori boren shkund atje.
Valle shqiptare,shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-tehu
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob mbene tek ju.
Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s’u pershit dhe s’u perflak
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg
Një Vajzë
Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi
Krenar që ty “të shtiu në dorë”
Gjith’ shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.
Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.
Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
“E sheh filanen? E ka pas…”
Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T’arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
“Ah, njëlloj janë të tërë djemtë”
Të dyja t’ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t’marrë
Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M’e gjerë, m’e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s’do të të venë re.
Atje ku t’ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t’i bjerë shokut:
“E sheh filanen? Ishim miq…”
Ti qave
Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Athere lotëve të tu s’ua vura veshin
Të desha, pa e ditur se të desha.
Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
Athere kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.
Më rrezëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re…
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse secila m’e bukur se tjetra qè.
Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.
Në Parkun që e Mbuluan Fletët
Në parkun q’e mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’e kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…
Në Leksion
Shi në rrugë bie pa pushim
Ç’po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç’të mundon?
S’mban shënime, vija vizaton.
Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është shpejt
që menduar xhamat t’i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?
Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s’do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh
Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’i muar, që s’i muar.
Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.
Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash…
Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.
Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç’do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç’do të thotë
Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.
Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.
Edhe kur kujtesa
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnates
Vetem ne stacionet kryesore do te ndaloje,
Une ty s’do te harroj.
Do te kujtoj
Mbremjen e heshtur, te pafund te syve te tu,
Denesen e mbytur, rrezuar mbi supin tim
Si nje debore e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgje e jashtezakonshme,
Vec ndonje nate
Gishtat e dikujt do te mpleksen ne floket e tu
Me te largetit gishtat e mi, me kilometra te gjate…
Ti dhe Hena
Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu
Rete shtuhen me vrap pa reshtur
Hena duket aty-ketu
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s’do te kesh kurrsesi.
Une pashe lulet e para
Une pashe lulet e para
qe celen kudo permbi dhe
Pashe zogjte e pare shtegtare
q’u kthyen serishmi tek ne
Ne brigje, ne kopshte, ne ara
gjithcka eshte e pare, gjithcka
Ndermend dashuria e pare
ato kur i pashe me ra.
Do vyshken te gjitha te parat
dhe prap do kthehen ato
pervec dashurise se pare
as vyshket, as kthehet ajo.
Koha e popujve.
Kur superkafshet dridhnin boten
Njeriu ne gjunje nuk u ul
Ka pasur vite te mamutheve
Por kohe te tyrte spati kurre.
Me brire te tmerrshem klithma kobi
Mbi toke ata vune ligjin bishe
Megjithate ish kohe e njerezve
Dhe ky planet i njerezve ish.
Nga superpesha u vinte vdekja
Ngecnin perbindeshat ne batak
Keshtu do ngecin supershtetet
Ne llum te globit pak nga pak.
Dhe kur ne te ardhmen do zbulojne
Eshtrat e tyre neper bote
Ashtu si eshterat mamuthore
Qe gjeologet gjejne sot
Kur te zbulojne konstruktet dhembet
Ate burrokratizm-hata
C’heronj do thone kane qene
Popujt qe rrojten bashke me ta.
Ata q’u ngriten perballe tyre
Qe u qendruan trimerisht
Ish kohe e tyre ajo do thone
Dhe ky planet i tyre ish.
Portreti i Skenderbeut.
Si dite e plote ai shtjellej
Me re dhe ere permbi atdhe.
Nje emer gjergj e kish si diellin
Tjetrin si henen, Skenderbe.
Dy brire dhie kish mbi krye
Embleme e vjeter e cuditeshme
Sikur ta dinte qe mes brireve
Dy perandore do te godiste.
Njezet e kater luftera beri
Njeze e kater vdekje theu
Cka mangut linte diten Gjergji
Plotesonte naten Skenderbeu.
Pas vdekjes eshtra iu ndane
Ne mijera varre ata u shtrine
Gjithcka te shumte ai e pati
Te vetme kish vec Shqiperine.
Nisja e shqiptareve ne lufte.
U nisen per lufte, bene tutje
Pa fjale te medha e pa kenge,
Me opingat me xhufka te kuqe
Si me zjarre te vegjel mbi kembe.
Iken larg qe te gjenin armikun
Cdo armik, ne cdo breg qe ta gjesh
Kaq te thjeshte luften e kishin
Sa qe “tutje e quanin” ‘thjesht.
Ne cdo ane qe te ecnin, patjeter
Do tu dilte diku midis shqotes
Ajo ishte per ta pjese e jetes
Ish permasa e katert e botes.
Dhe kur binin ne prille a vjeshta
Neprer birinja te shtrire, neper lugje
Si me zjarre te vegjel te perjetshem
Era loste me xhufkat e kuqe.
Java e fundit e qendrimit ne Moske.
Javet rrihni ditet me ushte
Nen nje qiell kontinenti te murret
Ulerinin te martat si bushterat
Avjon kishte vetem te merkurave.
Ditet ishin te ftohta, pa diell.
Me nje ere stepe ne skajet
Ne te mbetur ne funde te dielash
Si ne funde akullnajash.
Ne Moske kishte rene li e zeze.
Qene mbyllur kinemate dhe sportet
Koncertet,kafete studenteske
Pa u mbyllen pastaj dhe aeroportet.
Mbi pistat ere e stepes vershellente
Avjonet po lageshin ne shi.
Atehere ne e ndjeme edhe nje here
Pse vendi yne quhej shqiperi.
Dicka ne po ndjenim prej shqipeje,
Tek supet ish nje dhembje e kalter
Dhe sikur karatina te vazhdonte
Do te na dilnin me siguri flatrat.
Nuset dhe dasmat.
Te veshura me mjegull
Me copera yjsh
Nuset e krahinave
Te Shqiperise
Aq te bukura dasmat
N’ate dekor te zi
Sa qe dhender do ndjeheshe
Njefaresoj gjithesesi
Si ne polenin e yjeve
Qe sperkat gjithcka
Dicka nga yllesia e nuseve
Mbi supe na ra.
Ti trim qe rri ne shkalle
Pse rri i menduar
Neneja qe te ka djale
Ste le pa martuar
Martese shqipetare
Dashuri e pergjitheshme
Ikte vjeshta e dasmave
Dimri i luftes vinte.
Sa shpejt nxihej ari
Mbi stolite e nuseve
Kur pas marsit te armeve
Vinte prilli i vejusheve.
Pastaj prape vinte vjeshta
Krushqit, vallet, stolite
Dhe dhenduret mes tyre
Si meterodite.
Renia e debores
Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht su mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty.
U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu.
Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim.
Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht
Ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte.
Keshtu u ndame
Keshtu u ndame
Duart njeri-tjetrit si zgjatem.
Ikem si dicka e pambaruar
Nje cigare.
Nje limonade.
Sepse ti nuk u bere e imja.
Ti sme dhe mua,te huajit,plotesisht dashurine.
Ashtu si rete
Qe se leshojne kurre mbi tropik
Deboren e virgjer
Por e ruajne per Verine.
Ti ishe per mua
Ti ishe per mua e pamposhtur si Troja
Troja qe une dot se pushtoja.
Ti ishe per mua e pakuptueshme
Me e pakuptueshme se mbishkrimet etruske.
Vetem ne endrra,oh,ne endrra
Ti ledhatoja floket e dendura
Gaz me shume ndieja tek te pushtoja
Se gjithe greket kur ra Troja.
Vetem ne endrra me ishe e kuptueshme
Ti e shtrenjta ime etruske.
Te huaj jemi
Te huaj jemi ne prej kohesh
C ishte per tu thene eshte thene
Si guret qe zene vend ne toke
Ne jete vend ne kemi zene.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare
Me mure,heshta dhe me pirgje.
Por naten,kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda
Nje shteg qe vetem ti e di.
Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit mes cirkovolucionesh
Hyn neper endrra e shkujdesur
Fanitesh,qesh,ma ben me dore.
Po kur mengjesi ze afrohet
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu qe vec ti e di.
E dita vjen.Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
Ne qofte se
Ne qofte se mes vargjesh edhe strofash
Do dalin rastesisht ca floke te verdhe
Kjo sdo te thote se midis nesh ka mbetur
Qofte edhe me e vogla lidhje apo shprese.
Asgje,une vete se mbolla me ndergjegje
Vete ato mbine,pa u ndjere fare
Ashtu si mes pllakash prej mermeri
Te nje pallati te braktisur
Mbin bari.
Ndoshta
Ndoshta si cdo gje qe ndeshet ne kete bote
Do ndeshen syte e tu
Me keto vargje,
Si kaprolli me luanin ne xhunglen e larget
Mbi shkronjat e zeza
Veshtrimin gri ke per te hedhur
Do te dridhen mbi vargjet valle syte e tu
Apo vargjet nen syte do te dridhen te zverdhur??
Ne kohen kur te desha
Ne kohen kur te desha
Mendimet per ty me mbulonin nate e dite
Ashtu si Vezuvi qe me hirin e tij
Mbulonte Pompeun me periferite.
Por koha shkoi
Tani lava e ftohur
Pleheron te gjatet rreshta te te mbjellave,
Ndersa mendimet per ty
Pleherojne
Rreshta poezish te kthjelleta.
Ja tek kjo dhome
Ja,tek kjo dhome e vogel gjysme e erret
Struken te trembura kujtimet qe ti le.
Perseri grile e mbyllur,celesi prape ne dere
Cdo gje si me pare.Vetem ti nuk je.
Ketu per here te pare hyre nje dite.
E druajtur dhe e lumtur.Si nje lule qe shkund
Nga petalet e pasterta vesen plot drite
Qe e piva une i etur gjer ne fund.
Megjithate
Megjithate,besoj se do ta kujtojme
Njeri-tjetrin,kohen e dashurise
Si nje numer hoteli
Me shtrat te forte
Ku bujtem
Kur na zuri stuhi e rinise
Gjate udhes se jetes sone te kjo bote.
Sme kujtohet cfare stine ishte
Sme kujtohet sfare stine ishte
Sdi perse qelloi qe u ndame
Di se ditet e mia,pa ty ishin
Te turbullta si ne gjendje nokdauni
Pa ty ishin lajmet e mbremjes,
Evropa,
Dimri mbi Azi.
Pa ty,
Stolit vjeshtor dicka i mungonte
Dhe pishines ne periferi.
Dicka i mungonte te shtunes
Po bota kish mbetur po ajo
Po ata qene te pushkatuarit e komunes
Dhe kufinjte shteterore po ato.
Ti atehere ate vajze lere
Sic e leme cigaren me zor
Qe te debosh nikotinen e verdhe
Nga shpirti dhe nga gishtat e tu,
Qe peisazheve te jetes tende
Hena te bjere si dikur.
Vjeshte tiranase
Pa forme eshte qielli,si tru idioti.
Merzitshem trotuaret shiu i qull.
Nje kalimtar,nje ombrelle,gjemon moti.
Nje biciklete kthesen merr me vrull.
Pa forme eshte qielli,si nje mendim idioti.
Pritja
Telefoni po merr nje sy gjume para ardhjes sate
Abazhuret varen te heshtur mbi pritjen.
Perbindeshat mbi qilimin e dhomes dremitin te qete.
Ora kaloi.
Ti u vonove.
Drita e abazhureve u be e keqe.
Si i vrare telefoni ka rene permbys smerr fryme.
Tani perbindeshat filluan te levizin,
Ja,po zgjohen me leshra te kerleshura mbi qilim.
Ti do vish patjeter te qetesosh gjithcka.
Monologu i te vetmuarit
Tani une ngjitem lart dhe skam asnje gezim.
Ketu ku kam arritur me ftohte eshte,me vetmi.
E dija kete gje,por padurimi i vdekur
Me shtynte te ky cak,te kjo kotni.
Krahe grash te thyera mbi supe,si te prera nga nje morg,
Me japin nje gezim po aq te vdekur.
Me duket ende dimer,ndonese eshte prill.
Kam ftohte.
Kam ftohte.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu