Lidhu me ne

Letersi

Zhak Brel – Zangra

Zhak Brel – Zangra

Zangra ma thonë emrin, tetar jam emëruar
Në fortin e Beloncias përmbi rrafshinë lartuar
Prej nga do vijë armiku dhe hero do bëhem unë
Tek pres pra këtë ditë, tek s’kam pra asnjë punë
Zbres në qytet tek çupat, plot tridhjetë herë në muaj
Ato për dashurinë flasin, unë për kuaj

Zangra ma thonë emrin dhe kapiten graduar
Në fortin e Beloncias përmbi rrafshinë lartuar
Prej nga do vijë armiku dhe hero do bëhëm unë
Tek pres pra këtë ditë, tek s’kam pra asnjë punë
Zbres në qytet të piqem me një zonjës të huaj
Ajo për dashurinë flet, kurse unë për kuaj

Zangra ma thonë emrin, tash komandant graduar
Në fortin e Beloncias përmbi rrafshinë lartuar
Prej nga do vijë armiku dhe hero do bëhem unë
Tek pres pra këtë ditë, tek s’kam pra asnjë punë
Zbres në qytet te pedro një dorë kumar të luaj
Ai bromp për dashurinë, unë bromp për kuaj

Zangra ma thonë emrin, kolonel i sprovuar
Në fortin e Beloncias përmbi rrafshinë lartuar
Prej nga do vijë armiku dhe hero do bëhem unë
Tek pres pra këtë ditë, tek s’kam pra asnjë punë
Zbres te vejusha e pedros me padurim pothuaj
Unë i flas për dashurinë, ajo më flet për kuaj

Zangra ma thonë emrin, gjeneral graduar
Dje ika prej Beloncias përmbi rrafshinë lartuar
Ku erdh’ tashmë armiku dhe hero s’u bëra unë.

përktheu Aurel Plasari

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix19 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore20 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix20 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar22 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore22 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal22 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix23 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar23 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook