Kryesore
“Veliera” po shkatërron vlerat historike të Durrësit
Projekti “Veliera” në qendër të Durrësit ka ndezur shumë debate. Me dhjetra denoncime i janë adresuar Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ku theksohet qartë se në këtë zonë historike po dalin zbulime të reja që tregojnë lashtësinë e qytetit bregdetar, por që askush nuk po shqetësohet për të ndaluar punimet për projektin e ri. Gjatë gërmimeve për të nisur projektin nën Torrën Veneciane për ndërtimin e “Velieras”, kanë dalë asete të tjera të çmuara. Nga gërmimet është zbuluar një top mesjetar po kështu dhe nën rrënoja janë shfaqur mure të trashë, që konsiderohen antike, që nga koha e Bizantit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu