Mix
Ndërtesa e dytë më e lartë në tokë
Shanghai Tower është ndërtesa e dytë më e lartë në tokë, pas Burj Khalifa në Dubai. Ndërtesa 632 metra është hapësira më e lartë e artit në botë. Ajo ka 126 kate e dizenjuar edhe si një ambient për vizitorët për të parë të gjithë Shanghain. Fituesi i çmimit Grammy, producenti Simon Franglen, i cili ka krijuar këngët e dy filmave të famshëm të Hollivudit, “Avatar” dhe “Titanic”, do të krijojë simfoninë që do të luhet në hapjen e ndërtesës, shkruan CNN.
“Kam qënë në majë të shumë ndërtesave të larta në botë, dhe kjo është diçka ndryshe. Duket si diçka nga një botë tjetër”, ka thënë vetë Franglen.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu