Lidhu me ne

Kryesore

“I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar pa dashje, përveç Taulant Ballës. Ai nuk e meriton”

“I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar pa dashje, përveç Taulant Ballës. Ai nuk e meriton”. Ish-kryetarja e Kuvendit për tetë vitet e Partisë Demokratike në pushtet ka deklaruar kështu në një intervistë në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Jozefina Topalli, e njohur për drejtimin me dorë të fortë të Parlamentit, befas ka nxjerrë një anë tjetër, kur ka thënë se katër deputetë socialistë i kanë shkruar poezi dhe ja kanë lënë mbi tavolinë.

Pasdite: Ke bërë njeri të ndjehet keq në Parlament?

Jozefina Topalli: Nëse e kam bërë i kërkoj ndjesë. Nëse e kam bërë do t’i kërkoja ndjesë.

Pasdite: E mban mend atë momentin me Taulant Ballën?

Jozefina Topalli: Ai e meriton!

Pasdite: Nuk do t’i kërkoje ndjesë atij për atë situatë?

Jozefina Topalli: Jo! Është i vetmi njeri që nuk i kërkoj ndjesë. Do t’i kërkoja ndjesë kujtdo tjetër, vetëm atij jo.

Pasdite: Ke qenë shumë e tensionuar dhe shumë e mërzitur kur ke thënë shprehjen me “zhele”.

Jozefina Topalli:  Pas 10 orësh, kishte seanca, si buxheti që fillonte në 10 të mëngjesit dhe mbaronte pas mesnate. Aty çfarë nuk dëgjoja dhe 12 orë seancë plenare edhe të rrëshqet ndonjë fjalë. Por ajo fjalë nuk fjalë e keqe në shkodrançen time, të tjerët ndoshta e kanë keqkuptuar.

Pasdite: Nga krahu tjetër, të kanë vlerësuar për të njëjtat motive, e ke ndjerë?

Jozefina Topalli: Meqënëse ma kujtuat, pas vdekjes së Dritëro Agollit dhe unë shpreh ngushëllimet. Unë isha nënkryetare e Parlamentit dhe dikush bëri një poezi aty. Por jo vetëm Dritëro Agolli, por janë të paktën 3-4 deputetë të Partisë Socialiste që më bënin poezi dhe m’i linin mbi tavolinë. Ishin shumë njerëzorë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook