Lidhu me ne

Aktualitet

Unë, gruaja e dytë e Dritëroit


sadije

Një rrëfim i Sadije Agollit. Njohja me shkrimtarin në dasmën e Ismail Kadaresë. Kundërshtimi i prindërve dhe telefonata që i bëri ish-gruas së tij në Rusi. A ishte xheloze për Ninën? Si e morën vesh dy fëmijët se kishin një vëlla më të madh? Pse nuk pranoi gruaja e tij e parë ta takonte kur ajo dhe Dritëroi shkuan në Rusi? Gruaja e dytë e Dritëroit, në një bisedë të ca kohëve më parë

Nga Klaudeta Skënderasi

Se ç’mund të thoshin të tjerët, përfshirë edhe shoqet e saj të shkollës, Sadije Agollit nuk i bëhej shumë vonë. Nëse Dritëroi sapo ishte ndarë nga rusja e tij, dhe këtë e dinin të gjithë, aq më mirë. Edhe pse kur, ende studente e gjuhë letërsisë, bashkë me shoqet e saj guxonte t’i binte telefonit të shkrimtarit dhe të xhelozonte gruan e tij, që përgjigjej dhe donte të dinte se ç’ishin ato vajza që telefononin aq shpesh për burrin e saj, Sadija nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do t’ia zinte vendin dhe do të bëhej zonjë në shtëpinë e Agollëve. “Jemi takuar herën e parë në dasmën e Elena dhe Ismail Kadaresë, pastaj disa herë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Më pëlqeu ai njeri që bënte jetë boheme me pije, humor e shokë. Kështu u miqësuam. Shkova disa here edhe në shtëpinë e tij, u njoha me prindërit, derisa një natë vendosa të qëndroja aty dhe kësisoj e ndava mendjen të bëhesha gruaja e tij”.

sadije 2

Kështu e kujton Sadija atë kohë kur më së pari iu desh të përballej me kundërshtimin e prindërve të saj, të cilët nuk ishin dakord që vajza e tyre 21-vjeçare të martohej me një 32-vjeçar, për më tepër që kish qenë një herë i martuar. Por u bindën. Siç rrëfen edhe Sadija, me gjithë kundërshtimin, në fund prindërit e saj ngeleshin një familje ku mbizotëronte fryma liberale, ndaj në fund ajo e mori dhe bekimin e tyre, duke filluar kështu një jetë të lumtur me Dritëroin e më pas edhe me dy fëmijët e tyre Elonën dhe Artanin, të cilët do të merrnin vesh pak më vonë se kishin edhe një vëlla më të madh, që jetonte në Rusi.

nina

Kishin vendosur që kur fëmijët të ishin rreth moshës dhjetë vjeç t’ua tregonin të vërtetën, por nëna e Dritëroit i kishte ruajtur në një valixhe prej druri fotot e Arjanit, djalit të parë të Dritëroit, dhe një ditë, ndërsa Sadija ishte ende në punë, ua kishte treguar bashkë me historinë. “Ata e pritën shumë mirë dhe natyrshëm, madje më qortuan që nuk u kisha treguar më parë”. Por Sadija kishte pritur thjesht që ata të rriteshin pak. Për punë xhelozie nuk kishte vend këtu. “Nuk kam qenë xheloze jo vetëm lidhur me ish-gruan e Dritëroit, të cilën e kisha parë vetëm në fotografi dhe ishte një ruse e bukur tipike, me flokë të verdhë sy të kaltër, por edhe për gratë e tjera që i afroheshin, duke qenë se ai ishte burrë i njohur dhe tërheqës. Unë kam qenë gjithmonë superiore karshi të tjerave. Kisha trup të bukur, isha elegante. Dritëroi ka shkruar poezi për mua dhe më është përkushtuar tërësisht. Pastaj ka qenë një burrë i fortë dhe jo qaraman. Nuk e përmendte ish-gruan e tij, thoshte gjithmonë që ajo ishte kohë e shkuar: tani të kam ty”.

sadije

sadije 3

Vetë Sadija u kujdes që pas viteve ’90 të kërkonte Ninën në Rusi. Arriti të gjente një numër telefoni nëpërmjet Nina Mulës dhe pa hezituar aspak i telefonoi. “Isha shumë e emocionuar dhe më dridhej zëri, po ashtu si edhe asaj”. Që aty u rivendosën lidhjet dhe të parët që do të niseshin drejt Rusisë për të takuar Ninën dhe Arjanin (djali i parë i Dritëroit) ishin Elona dhe Artani. “I blemë Arjanit një kostum, kurse unë i dërgova Ninës një copë për fustan. Kur u kthyen, Artani më tregonte se Nina e pyeste shpesh për mua. Për shembull, i thoshte se a e kisha belin e hollë, a isha e bukur?”.

sadije 4

Më pas edhe Dritëroi u nis drejt Rusisë për të takuar djalin dhe ish-gruan. Kurse Sadija nuk arriti ta takonte asnjëherë. “Njëherë që shkuam në Rusi bashkë me Dritëroin, Nina nuk doli se ishte e sëmurë. Ose të paktën kështu tha. Mund të ishte edhe e emocionuar, sepse sipas atyre që më ka treguar Dritëroi, ishte natyrë e ndjeshme”. Megjithatë, edhe po ta kishte takuar, Sadija sigurisht që do të tregohej po aq e sjellshme dhe e dashur. Tani ishte ajo gruaja e shkrimtarit dhe për sa kohë që ish-gruaja e tij ishte në Rusinë e largët, Sadija ishte e qetë.

Sadija

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook