Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, foli për arsyet që sipas tij, nuk po arrestohet Klement Balili.
Llalla u shpreh se, Balili duhej të arrestohej nga Policia e Shtetit, edhe pse kjo e fundit, ka deklaruar se nuk ka marrë autorizim nga Prokuroria, pasi nuk mbante një fakt konkret për arrestimin e tij.
“Në momentin që dikush shpallet në kërkim ndërkombëtar, qoftë në vend apo jashtë, ndërhynë institucione të tilla ligjzbatuese për të ekzekutuar këtë urdhër-arresti. Detyra e Prokurorisë është se pas ekzekutimit të këtij urdhër-arresti, të kryejë veprime të mëtejshme proceduriale”.
Pra policia duhet ta arrestonte?
Natyrisht
A kishit hetim paralel veç Greqisë për Balilin?
Na ka venë në dispozicion provat Policia e Shtetit
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu