Ato janë të njohura në fushën e tyre dhe publiku i do. Por, në këtë shkrim nuk duam të flasim për arritjet e tyre në fushën muzikore dhe talentin si këngëtare. Ajo që duam të sjellim është pak nga jeta e tyre personale, nga ajo pjesë që e duan fort dhe e kanë më për zemër: fëmjët e tyre.
Pa shumë fjalë, por me fotografi dhe video, ne do t’iu tregojmë cilat janë këto këngëtare dhe diçka nga marrëdhënia që ato kanë ka krijuar me vogëlushët e vet.
Vesa Luma
Këngëtarja Vesa Luma është mami e një djaloshi të vogël simpatik me emrin Lian. Siç komenton vetë në foton e mëposhtme, Vesa ndihet e bekuar dhe falenderon Zotin, që ka sjellë në jetën e saj Lianin.
Ajo ndihet shumë e lumtur edhe në jetën bashkëshortore, përkrah bashkëshortit të saj, këngëtarit Big Basta.
Ja si shkruan ajo ndërsa bën publike një video të Big Bastës me të birin, Lian: “Nuk zbres edhe pike! E din edhe Liani cka eshte mire cka jo. #dydashuriteemija”.
Miriam Cani
Miriam Cani është po ashtu një nga mamatë e reja të skenës muzikore shqiptare. Këngëtarja e martuar me artistin Alban Skënderaj kanë qenë në qendër të vëmendjes për sjelljen në jetë të vajzës së tyre, Ameli.
Miriami ndan herë pas here detaje nga jeta përkrah së bijës. “Ashtu siç bora zbardhi malet.. ajo zbardh cdo dite shpirtin tim”, – vëren në një fotografi të vetën Cani, duke e quajtur kështu Amelinë “dëborën e saj të bardhë”.
Ndërsa përmes një fotografie të dytë bën të ditur edhe një fakt tjetër interesant për të bijën. “Librat! Dashuria e saj me e madhe ❣”. Urojmë që kjo dashuri të jetë e tillë edhe kur Ameli të rritet!
Jonida Maliqi
Këngëtarja Jonida Maliqi është më “e kursyer” kur vjen fjala te publikimi i fotografive të saj me të birin, Dan.
Megjithatë ne mundëm “të vidhnim” ca momente të të dyve bashkë.
Soni Malaj
Me sa duket, Anna, vogëlushja e Soni Malajt ka talent për të kënduar, ashtu si e ëma.
Këngëtarja e ka bërë vetë publike këtë gjë përmes një videoje kohë më parë, por tani duket se është shumë e kujdesshme dhe nuk poston as foto dhe as video me të bijën. Megjithatë, talenti i vogëlushes “ka marrë dhenë”…:)
Rezarta Shkurta
Sjellja në jetë e Herës ka ndryshuar shumë gjëra për Rezarta Shkurtën. Vogëlushja me sa duket është bërë frymëzim për të ëmën edhe për t’u shndërruar në fotografe të nënave shtatzëna dhe të bebushave, si dhe të hapë një kompani me emrin e së bijës. Hera dhe Rezarta e shijojnë kohën përkrah njëra-tjetrës, siç duket edhe në videon e mëposhtme.
Çiljeta Xhilaga
Fernando është një bukurosh i vogël, i cili ka pozuar disa herë edhe për kopertina revistash bashkë me mami Çiljetën. Mami Çili ndjehet e lumtur përkrah tij dhe e quan shpesh duke qeshur: “don Fernando”.
Orgesa Zaimi
Këngëtarja Orgesa Zaimi është mami e dy fëmijëve: vajzës Bora dhe djalit të vogël, Kron. Familja zë një vend të rëndësishëm në jetën e këngëtares dhe ajo nuk ngurron të tregojë për këtë gjë herë pas here.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu