Lidhu me ne

Aktualitet

Po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh/video

Ministri i shkarkuar i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer sot në deklaratën për mediat pas shkarkimit.

Ai tha se nuk dinte gjë për këtë shkarkim dhe se kështu është katandisur kjo qeveri. Ai hodhi akuza ndaj Ramës dhe qeverisë, duke thënë se është tentuar t’i mbyllet goja.

Ai tha se qeveria bën mbledhje antikushtetuese dhe se nuk i jepet fjala asnjë ministri të flasë.

Manjani shtoi se kryeministri Rama ka 6 muaj qe i ben presion Metes per ta shkarkuar ate.

Ishit ju që më njoftuat. Unë nuk dija gjë. Kështu u katandis kjo qeveri tani. Faleminderit shumë juve mediave, u jam mirënjohës”, tha Manjani në hyrje të deklaratës.

Ai më tej akuzoi qeverinë se bën mbledhje antikushtetuese dhe se ministrat nuk lejohen të flasin.

“Kur hyra në qeveri kam gjetur një praktikë që s’kishte lidhje me profesionalizmin dhe komplet antikushtetues.

Qeveria bën mbledhje antikushtetuese. Asnjë ministër nuk lejohet të flasë në mbledhje.

Me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale. Gjithmonë për çështje parimore dhe ligjore.

Në këtë pjesë nuk kam asnjë pishmanllëk. Çkam pasur e kam thënë, i kane të regjistruara. Nëse i kanë fshirë është histori tjetër.

Unë nuk i kam ndonjë borxh askujt. Që prej verës së kaluar kryeministri ka harxhuar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion.

Jo mua, por kryetarit të parlamentit që të më shkarkonte. Arsyeja e di ai. Ajo që thotë është se unë flas pa leje në media, pa lejen e Fugës, ministrit i kërkohet të mbyllet goja“, tha Manjani.

Po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh. Po mendove dhe jep një opinion shkarkohesh. Rri urtë, bën ndonjë tender dhe nuk shkarkohesh.

Kryetari i parlamentit nuk i ka pranuar këto gjëra. Ai ka qenë në anën e ligjit dhe kushtetutës. Ka gjashtë muaj.

Ne kemi debatuar në qeveri edhe për shkak të nuhatjes sime profesionale që për mua kanë qenë korruptive.

Është e ndaluar në bazë të ligjit që ministrat të flasin për mbledhjet e qeverisë. Unë e kundërshtova si praktikë korruptive, mungova një mbledhje dhe qeveria e kaloi. Nuhata dhe denoncova që shteti nuk opi mbronte investimet e huaja.

Për fat të keq pas kësaj deklarate time, u rrah një biznesmen i huaj. Kam marrë disa nisma për këtë çështje, u refuzova në mënyrë të tmerrshme.

Dhe e dini nga kush? Nga sekretari i përgjithshëm i Këshilltit të Ministrave që është vetëm një nëpunës.

Si mundet kryeministri të shkojë të hedhë interesat e Shqipërisë në bast elektoral në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

 Bast të cilin e humbi. Ai duhet të ishte i shkarkuar sot jo unë. Është kollaj të më kërkosh mua pse flet pa leje? Po ai ku e mori lejen?

Ne jemi dy parti të ndryshime, dreqi e mori. Më besoni një gjë, unë në raport me të vërtetën, nuk kam bërë kurrë kompromis”, vijoi ai.

PYETJE-PERGJIGJE

Pse ju shkarkoi Rama?

E vlerësoj se gjesti i Ramës është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia. Për pozicionin tim, dhe për qëndrimet e mia për kanabisin. Ajo ka qenë diçka therëse për kryeministrin. Së dyti për qëndrimin e Ilir Metës, atij në planet e tij të partisë i këndojnë më shumë kumrija sesa kjo që them unë. Pa diskutim e kam vënë në dijeni Metën për çdo gjë. Sepse njeriu i vetëm nuk punon dot. Në fund fare Metës i ndjehem mirënjohës sepse më dha mundësi që të tregoj se ç’di të bëj në ekzekutiv. Detyra ime është të qëndroj në detyrë deri sa të vijë pasardhësi im deri sa të betohet.

Thate qe Kryeministri merrte ne telefon gjyqtare dhe i kërcënon. Keni ndonjë emër konkret?

Unë nuk bëj akuza, se ato i bën Prokurori. Kjo është praktikë, që kryeministri dhunon fjalën e lirë. Kjo është një çështje e vjetër e tij, është shumë e rëndë. Ai ka raporte shumë të këqija me lirinë e mendimit dhe fjalës. Shihni ç’po ndodh në media. Unë s’mund ta provoj se po arsyetoj dhe jam profiesional.

Për pyetjen se ku ishte LSI-ja, këtu kemi qenë i kemi denoncuar dhe i kemi bërë publike. Kam gjetur kur kam ardhur në zyrë oponenca të tmerrshme. Se si pa tender jepeshin shuma 400 mijë deri në 1 mln euro. Medemek për shërbime avokatie. Naço dhe unë i kemi refuzuar. Përgjigja ishte te Komisioni i Reformës ta heqim avokaturën e shtetit nga ministri i Drejtësisë. Qeveria ka dhënë 2 mln euro për një zyrë ligjore kundër Beketit dhe e humbëm.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar8 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix12 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix12 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix12 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet12 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal12 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske12 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore12 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook